Disa ndeshje interesante do të luhen në fundjavë në Ligue 1 të Francës.
Një prej tyre është ajo ndërmjet Paris FC dhe Monacos.
Ky ballafaqim luhet të dielën nga ora 17:15 dhe i takon xhiros së nëntë.
Paris FC është mposhtur në xhiron e fundit nga Lensi me rezultatin 2:1.
Nga ana tjetër, Monaco në xhiron e kaluar barazoi 1:1 me Lillen.
Paris FC ka 14 pikë dhe është lartë në tabelë. Një pikë më shumë ka Monaco që po ashtu është në pjesën e epërme.
Të dielën nga ora 20:45 do të luhet ndeshja Marseille – Toulouse.
Marseille ka tri fitore radhazi në kampionat, kurse Toulouse ka pesë ndeshje radhazi pa humbje.
Marseille ka 12 pikë, kurse Toulouse dy më pak.