Ndeshja e xhiros së pestë e Ligës së Evropës mes Beshiktashit të Turqisë dhe Hapoel Beer Shevas së Izraelit, është ndërprerë në minutën e 25-të.
Policia ka intervenuar ndaj tifozëve të Beshiktashit, në pjesën e stadiumit ku ata ishin të vendosur pas portës.
Mediumet turke kanë raportuar se forcat e sigurisë gjeorgjiane, kanë ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Beshiktashit. Më pas ka pasur përleshje të shumta.
Ky ballafaqim është vendosur të luhet në stadiumin “Batumi Arena”, në Batumi të Gjeorgjisë.
Aktualisht, lojtarët dhe gjyqtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjes.
Lojtarët e Beshiktashit janë munduar që ta qetësojnë turmën e tifozëve ku ishin të vendosur. Një tifoz është parë duke u dërguar në spital me ambulancë.