Support TIME. Preserve the truth.
football

Napoli – Roma, derby in Serie A

Rome

Roma është ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit në Itali këtë edicion.

Roma është prej katër skuadrave që ende nuk ka pësuar disfatë. 

Skuadrën e Romës, që drejtohet nga trajneri Gian Piero Gasperini, në vikend e pret ndeshje e vështirë. 

Roma të shtunën nga ora 18:00 luan në udhëtim te Napoli, në ndeshjen që i takon xhiros së tetë të Serie A. 

Roma renditet në pozitën e tretë me 17 pikë. Ka pesë fitore dhe dy barazime. Dy pikë më shumë kanë Interi dhe Lazio që kryesojnë tabelën. 

Ndërkohë Napoli është në mesin e tabelës me dhjetë pikë. Nuk e ka nisur edicionin në mënyrën më të mirë. Tashmë ka pësuar plot tri humbje. 

Dy skuadrat shënuan fitore bindëse në garat evropiane gjatë javës.

Skuadra e Napolit vjen pas fitores 4:3 ndaj Bodo/Glimtit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Roma triumfoi 4:0 ndaj Slovan Bratislavës po ashtu në Champions. 

Napoli ka tetë ndeshje pa humbje ndaj Romës në shtëpi, me katër fitore dhe katër barazime.

Roma ka regjistruar fillimin më të mirë deri në këtë fazë që nga edicioni 2014/15.

Interi luan të dielën prej orës 12:30 ndaj Fiorentinas. Ndërkohë Lazio e pret Parman, të shtunën nga ora 20:45.