Support TIME. Preserve the truth.
football

Mourinho finds fault with Alaves defeat

Jose Mourinho

Trajneri Jose Mourinho ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj arbitrit Cesar Soto Grado pas humbjes së Real Madridit.

Reali të shtunën mbrëma u mposht 2:1 nga Deportivo Alavesi në “Santiago Bernabeu”. 

Mourinho ka vënë në pikëpyetje disa nga vendimet e marra gjatë ndeshjes nga arbitri spanjoll.

Trajneri portugez nuk i kurseu kritikat për gjykimin, veçanërisht për vendimin që lidhej me Jude Bellinghamin.

Mourinho ka përmendur edhe disa prej yjeve të Realit që, sipas tij, kanë qenë në qendër të vendimeve të diskutueshme të gjyqtarëve në sezonet e fundit.

“Para dy sezonesh ishte Mbappee, sezonin e kaluar Vinicius dhe këtë sezon Bellingham. Të shohim nëse sezonin tjetër do të jetë Courtois”, u shpreh Mourinho, shkruan të dielën “Blick”. 

Pavarësisht kritikave ndaj arbitrit, portugezi pranoi se skuadra e tij kishte përgjegjësi për rezultatin, duke përmendur edhe paraqitjen jo të mirë dhe vendimet taktike.