Support TIME. Preserve the truth.
football

Juventus legend: Zhegrova is a typical Brazilian player

Edon Zhegrova

Legjenda e Juventusit, Polo Montero, ka thur lavde për Edon Zhegrovën. Ai ka thënë se e pëlqen stilin e lojtës të futbollistit të Kosovës.

“Zhegrova? Më pëlqen. Një lojtar i tipit brazilian. Sa herë që hyn në fushë, duhet të luajë më shumë minuta. E pashë në Francë... duhet durim. Kur Zidane mbërriti në Torino, Juventusi donte ta largonte qafe në janar. Pastaj shikoni se çfarë u bë. Nuk është e lehtë të përshtatesh me ndryshimin. Fanella mbart peshë. Ne duam gjithçka menjëherë, dhe Juventusi duhet të fitojë çdo ditë”, ka thënë Montero për “Tuttosport”. Ish-mbrojtësi i Juventusit ka dhënë komentin e tij nëse do të mund ta ndalte Zhegrovën.

“ Nëse Zhegrova do të kishte vrapuar drejt meje? Do të kishte qenë e vështirë. Kur ai vrapon drejt teje, është e ndërlikuar. Gjithmonë duhet të shikosh topin, jo lojtarin. Nëse e bën këtë, ndonjëherë e fiton...”, është shprehur ai.

55-vjeçari i Uruguait ka punuar si trajner te Juventusi deri në vitin 2024.