Support TIME. Preserve the truth.
football

Amir Rrahmani returns

Amir Rrahmani

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani i mungoi Napolit në barazimin 3:3 kundër Romës në fundjavë. Rrahmani nuk luajti për shkak të gripit. Por mbrojtësi të hënën ka zhvilluar stërvitje me grupin dhe pritet të luajë kundër Monzas në të mërkurën, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A.

Kthimit të Rrahmanit i janë gëzuar te Napoli, kanë raportuar mediume të afërta me klubin italian.
Rrahmani është lider i mbrojtjes së Napolit.

Ai ka një asistim në shtatë ndeshje të këtij edicioni me fanellën e Napolit.