Support TIME. Preserve the truth.
football

Hasi happy with the victory, but not with the game

Besnik Hasi

Trajneri kosovar i Ahmedsporit, Besnik Hasi, është i lumtur me fitoren e arritur ndaj Samsunsporit. Por jo edhe me paraqitjen.

Amedspori fitoi në udhëtim 2:1 të shtunën, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës turke. 

“Ne fituam si mysafirë. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë. Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Patëm raste, por duhet t’i shndërrosh ato raste në gola. Nuk i shndërruam. Pësuam gol në kundërsulmin e parë. Nuk ishte loja jonë, mund ta them këtë. Ishim më të mirë kur ishim dhjetë kundër dhjetë. Domethënë, krijuam më shumë raste”, ka thënë Hasi pas ndeshjes. “Morëm tre pikë. Jemi shumë të lumtur jo për shkak të ndeshjes, por për shkak të pikëve”.
Amedspori nga nëntë ndeshje ka fituar 20 pikë.

Ermal Krasniqi e Lumbardh Dellova ishin prej më të mirëve në fushë tek Amedspori.