Support TIME. Preserve the truth.
football

Foda for TIME: Kosovo ready for any opponent

Franco Foda

Në mars të vitit të ardhshëm Kosova e nis fushatën e re kualifikuese për Evropianin e vitit 2028. Kualifikimi për herë të parë në Evropian mbetet synimi i madh i “Dardanëve”. Evropiani i ardhshëm zhvillohet në Angli, Irlandë, Skoci dhe Uells.

Kundërshtarët për ciklin e ri kualifikues, Kosova do t’i mësojë më 6 dhjetor në shortin që tërhiqet në Belfast të Irlandës së Veriut. Kosova për herë të parë do të jetë në vazon e tretë.

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se do ta presë me qetësi shortin. Foda të martën për KOHËN ka thënë se Kosova do të jetë e gatshme të përballet me secilin kundërshtar në kualifikimet për “Euro 2028”. 

“Nuk mund të ndikojmë në short, kështu që do ta pranojmë secilin kundërshtar dhe do të përgatitemi mirë për ndeshjet që na presin”, ka thënë Foda për KOHËN të martën. 

Tekniku gjerman ka pranuar se dëshira ishte që Kosova të ishte në vazon e dytë.

also The next two draws - Kosovo in only one of them football The next two draws - Kosovo in only one of them

“Sigurisht që dëshironim të ishim në vazon e dytë. Nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe do ta presim shortin”, është shprehur Foda.

Foda ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke theksuar se ekipi ka dëshmuar se mund të konkurrojë me përfaqësuese të Ligës B, nivelit të dytë. 

“Kemi luajtur për herën e parë në një grup të Ligës B të Ligës së Kombeve dhe synimi jonë ishte të mos binim sërish në Ligën C. Grupi përbëhej nga Austria (e 23-ta në ranglistën e FIFA-s), Irlanda (e 56-ta në ranglistën e FIFA-s) dhe Izraeli (i 76-ti në ranglistën e FIFA-s) që kishte rënë nga Liga A e Ligës së Kombeve e që është shumë i fortë. Ne kemi treguar se mund ta përballojmë këtë nivel dhe luajtëm për vendin e dytë deri në fund. Për shkak kartonëve të kuq në dy ndeshjet e fundit ishte e vështirë të arrinim në pozitën e dytë”, është shprehur ai. 

Porosia për lojtarët

Sipas tij, Kosova dëshmoi se mund të përballojë edhe kundërshtarë si Austria, Irlanda dhe Izraeli

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, veçanërisht ndeshjet e mira që i kemi luajtur në shtëpi e që është dashur t’i fitojmë ndaj Austrisë dhe Izraelit për shkak të rasteve që i kishim për të shënuar gola”, thotë Foda.

Ai ka pranuar se lëndimet dhe minutzha e vogël për disa futbollistë në klubet e tyre kanë ndikuar në paraqitjet e Kosovës.

also After approaching the World Cup, Kosovo "stagnates" in the Nations League football After approaching the World Cup, Kosovo "stagnates" in the Nations League

“Kishim probleme me lëndime. Në disa periudha të ndeshjes na ka munguar stabiliteti. Është parë po ashtu se disa lojtarë kanë pasur pak minuta lojë në skuadrat e tyre. I kemi ftuar disa lojtarë të rinj me potencial dhe që për të ardhmen janë profile interesante”, ka shtuar Foda. 

Megjithatë, Foda beson se Kosova ka potencial për të bërë hapin e radhës dhe për të synuar ngjitjen në Ligën A. Për të arritur nivelin e Ligës A, Foda thotë se Kosovës i duhen lojtarë në gjendje të mirë fizike dhe të kenë stabilitet në klubet e tyre.

“Këto ndeshje në Ligën B, në nivel më të lartë, ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e ekipit. Për shkak të lëndimeve ishim të interesuar në lojtarë të rinj. Jam i bindur se nëse të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe luajnë rregullisht në klubet e tyre, do ta kemi mundësinë të ngjitemi në Ligën A”, ka thënë Foda.

I hapur për kritika

Foda thotë se është i hapur për kritika, por ka theksuar se e rëndësishme është të ruhet uniteti dhe krenaria për ta përkrahur Kosovën.

“E di se tifozët kosovarë janë shumë emocionalë. Në stadium, secili tifoz duhet ta përkrahë ekipin dhe secilin lojtar me shumë pasion. Sidomos në periudha të vështira të lojës. Lojtarët kanë nevojë për energjinë e tifozëve dhe për atmosferën emocionuese në stadium. Ne pranojmë kritika faktike dhe të justifikueshme. Kjo është pjesë e saj. Duhet të jemi krenar me ekipin përfaqësues. Jemi të pranuar dhe të respektuar në Evropë si ekip, si shtet. Ka shumë fjalë pozitive për ne. I falënderoj të gjithë tifozët që na kanë përkrahur kaq shumë në ndeshjet në shtëpi dhe në udhëtim”, ka thënë Foda.

also Kosovo aims for another victory against Ireland football Kosovo aims for another victory against Ireland

Foda 60-vjeçar mori drejtimin e Kosovës më 17 shkurt 2024. Me Federatën e Futbollit të Kosovës ka kontratë deri në fund të vitit 2027.

Nën drejtimin e Fodas, Kosova ka 15 fitore, pesë barazime e nëntë humbje.