Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu ishin titullar të enjten mbrëma për Hoffenheimin.
Dy futbollistët e Kosovës fituan me skuadrën e tyre 3:1 ndaj Sturm Grazit, në xhiron e pestë të Ligës së Evropës.
Asllani luajti deri në minutën e 61-të në sulm, kurse Avdullahu e kompletoi ndeshjen në mesfushë.
Mesfushori tjetër i Kosovës, Valmir Matoshi, luajti te Sturm Grazi austriak deri në minutën e 85-të.
Hoffenheimi i ka shtatë pikë, derisa Sturm Grazi i ka katër.
Sulmuesi i Shqipërisë, shkodrani Sabah Kerjota, asistoi dhe shënoi gol për Heartsin skocez në Ligën e Konferencës. Megjithatë, Heartsi u mposht në shtëpi 3:2 nga Monaco e Francës.
Kerjota asistoi në minutën e 15-të për 1:0, dhe për 2:2 i barazoi shifrat në minutën e 44-t.