Mirlind Daku ka fituar me Spartak Moskën ndaj ish-skuadrës, Rubin Kazanit, ku paraqiten Veldin Hoxha, Dardan Shabanhaxhaj e Nazmi Gripshi.
Spartaku e mposhti Rubinin të mërkurën mbrëma 1:0, në ndeshjen e xhiros së pestë të Kupës së Rusisë.
Daku e kompletoi ndeshjen te vendësit. Hoxha u inkuadrua pas pjesës së parë, ndërsa Gripshi në minutën e 79-të te Rubini. Shabanhaxhajt nuk iu dha rasti.
Në Grupin A, Spartaku i Moskës prin me 13 pikë. Rubin Kazani mbetet me katër pikë.