Ashtu siç pritej, Ballkani e ka fituar me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen kundër Vushtrrisë.
decision i Komisionit të Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës u publikua të mërkurën.
Futbollistët e Vushtrrisë bojkotuan ndeshjen për shkak të moskryerjes së obligimeve nga kryesia e klubit vushtrrias. Dhe nuk dolën në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit të Suharekës.
Dueli Vushtrria – Ballkani i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit kosovar dhe u desh të zhvillohej në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Por, ajo nuk u zhvillua.
“Duke pasur parasysh gjendjen faktike të konstatuar dhe detyrimin për zbatimin e rregullave që përcaktojnë zhvillimin e rregullt të garave, Komisioni ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet për regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar”, shkruan ndër të tjera në vendim.
Tani Ballkani nga 11 ndeshje ka 16 pikë, kurse Vushtrria e fundit me tri pikë.