Support TIME. Preserve the truth.
football

Arijon Ibrahimovic dedicates Man of the Match award to his mother

Arijon Ibrahimović

Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq e pranoi çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes” pas fitores 4:2 të Augsburgut kundër Grassaspachut për Kupë të Gjermanisë të martën mbrëma.

Ibrahimoviq realizoi supergol. Golin e epërsisë 3:2 futbollisti me rrënjë nga Kosova e shënoi në minutën e 69-të, katër minuta pasi u inkuadrua në fushë.

Ishte goli i parë për Kupë të Gjermanisë për 20-vjeçarin. 

Ibrahimoviq është i lumtur për golin e shënuar.

“Ishte ndeshje e vështirë, kundërshtari luajti mirë. Gjëja e rëndësishme ishte që ne mbetëm të qetë. Zëvendësimet i sollën një energji të re ndeshjes. Sigurisht që jam i lumtur për golin tim. Nëna ime do të marrë trofeun e ‘Lojtarit të Ndeshjes’”, ka thënë Ibrahimoviq pas ndeshjes.

Golin e Ibrahimoviqit e vlerësoi edhe trajneri Manuel Baum.

“Goli i Arit ishte vendimtar. Jemi shumë të lumtur që kemi avancuar. Çdo fitore na jep besim”, ka thënë Baum.

Ibrahimoviq ka shënuar një gol për Augsburgun edhe në Bundesligë.