Anglia është duke fituar ndaj fitueses së Kupës së Botës, Spanjës, në ndeshjen e fundit të Grupit A3.
“Tre Luanët” janë duke fituar në stadiumin “Metropolitano” ndaj spanjollëve 1:0, me golin e sulmuesit Harry Kane.
Kapiteni i Anglisë ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 45-të.
Kane është vetëm futbollisti i dytë që ka shënuar gola në shtatë paraqitje rresht për Anglinë.
Spanja është pa humbje në 43 ndeshje rresht.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kroacia është duke fituar 1:0 ndaj Çekisë 1:0, me golin e Ivan Perishiqit në minutën e dytë.
Belgjika është duke fituar ndaj Italisë 3:1 në ndeshjen e vlefshme të Grupit 1 të Ligës A.
Francesco Pio Esposito shënoi për Italinë në minutën e 11-të.
Por, Belgjika më pas e ktheu rezultatin në 3:1 me golat e Maxim De Cuyper, Nathan Ngoy dhe Jeremy Doku.
Franca po barazon pa gola me Turqinë në këtë grup.