Support TIME. Preserve the truth.
World

Zelensky mocks Trump over Greenland: Someone wanted to become a little more Danish

Volodymyr Zelensky and Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë ironizuese në drejtim të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij të mërkurën në Parlamentin e Danimarkës.

“Ndoshta, kur dikush në Amerikë dëshironte Grenlandën, nuk e kishte kuptuar se ajo që dëshironte në të vërtetë nuk ishte territori, por të bëhej pak më danez”, ka thënë Zelensky.

“Dhe kush e di, ndoshta pikërisht kjo ishte ajo që i duhej”, ka shtuar ai.

Zelensky i është referuar presionit disamujor të Trumpit për të marrë nën kontroll Grenlandën, territorin gjysmëautonom të Danimarkës.

Gjatë fjalimit në Kopenhagë, presidenti ukrainas ka përmendur edhe bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, të cilat po zhvilloheshin në Abu Dhabi dhe sapo kishin përfunduar. Megjithatë, ai nuk ka komentuar përmbajtjen apo rezultatet e tyre.

“Dje dhe sot, ekipi ynë ukrainas, së bashku me ekipin amerikan, ka zhvilluar bisedime me rusët në Abu Dhabi”, u ka thënë ai ligjvënësve.

“Putini e nisi këtë luftë duke menduar se mund ta thyente Ukrainën brenda disa ditësh ose javësh. Por ja ku jemi, në vitin e pestë të luftës në shkallë të plotë. Rusët tani duhet të ulen përballë përfaqësuesve tanë, ta dëgjojnë Ukrainën dhe të bisedojnë me ne si të barabartë për atë që do të ndodhë më pas”, ka deklaruar Zelensky.

Bisedimet dyditore ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e SHBA-së në Abu Dhabi, kanë përfunduar të mërkurën pa ndonjë rezultat të madh.

Mes palëve është arritur vetëm një marrëveshje për lirimin e një numri të madh të burgosurish lufte.