Support TIME. Preserve the truth.
World

US military attacks Iran

usa-iran

SHBA-ja ka nisur sulme në ishullin Qeshm të Iranit në Ngushticën e Hormuzit, i kanë thënë CBS-s zyrtarë amerikanë. 

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA ka raportuar disa shpërthime në ishull të hënën.
Zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar sulmet si të kufizuara dhe kanë thënë se ato ishin në përgjigje të qëllimeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit ndaj një avioni amerikan.

Veprimi vjen en përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat do të përcaktojnë nëse republikanët apo demokratët kontrollojnë Kongresin.

Trumpi është përballur me presion nga brenda partisë së tij për t'i dhënë fund luftës, e cila filloi kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin në shkurt.

Të hënën ai u ka thënë gazetarëve se "nuk kishte nxitim" për të rritur sulmet ndaj Iranit.
"Në një mënyrë ose në një tjetër, ne do të bëjmë diçka, por nuk ka nxitim. Ne i gjymtuam financiarisht", ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Axios. "Ata nuk kanë para, nuk kanë benzinë dhe populli i tyre po lodhet shumë nga kjo”, ka shtuar.

Ka pasur spekulime në rritje në ditët e fundit se SHBA-ja mund të rifillojë sulme të reja në Iran përsëri pas zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka thënë IRNA-s më parë se bisedimet "shumë intensive" për të provuar t'i japin fund luftës janë duke u zhvilluar me SHBA-në nëpërmjet ndërmjetësve.

Ai ka thënë gjithashtu se Teherani zyrtar ishte i përgatitur për skenarë diplomatikë dhe ushtarakë "më shumë se kurrë më parë" dhe se i takon SHBA-së të zgjedhë midis një "rruge të mençur" negociatash ose "gabimit të agresionit ushtarak".