Support TIME. Preserve the truth.
World

Seat 33B and a 21-hour flight, how the Mexican president went viral for her trip to China

Sheinbaum posed with flight attendants on a China Southern Airlines flight

Sheinbaum posed with flight attendants on a China Southern Airlines flight

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, është bërë virale pasi udhëtoi në Kinë për rreth 21 orë në klasën ekonomike të një fluturimi të rregullt komercial për të marrë pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen.

Sheinbaum udhëtoi nga Mexico City drejt Shenzhenit me një aeroplan të kompanisë China Southern Airlines, në fluturimin CZ8032. Sipas raportimeve, aeroplani pati një ndalesë teknike në Tijuana, ndërsa e gjithë rruga zgjati rreth 21 orë. 

Detaji që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen ishte raportimi se Sheinbaum ishte ulur në vendin 33B, një ulëse e zakonshme në pjesën e pasme të avionit. Sipas një pasagjeri dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, presidentja udhëtoi mes qytetarëve të tjerë dhe nuk përdori aeroplan privat apo qeveritar. 

Mbërritja në Shenzhen tërhoqi po ashtu vëmendje. Sheinbaum u pa duke ardhur me autobus të aeroportit, përpara se të pritej nga zyrtarët kinezë dhe një grup artistësh. Hashtagu për mbërritjen e presidentes meksikane në Shenzhen mori më shumë se 10 milionë shikime në Weibo, rrjeti social kinez. 

VIDEO:

Udhëtimi i saj lidhet me politikën e kursimit të shpenzimeve të qeverisë meksikane. Paraardhësi i Sheinbaum, Andres Manuel Lopez Obrador, e kishte nxjerrë në shitje aeroplanin presidencial dhe u shit në vitin 2023 te qeveria e Taxhikistanit për rreth 92 milionë dollarë. Sheinbaum ka vazhduar të përdorë fluturime komerciale në udhëtimet ndërkombëtare