Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë nëse ndërmerr ndonjë sulm ndaj Washingtonit.
“Nëse ndodh një gjë e tillë, ata do të paguajnë një çmim të tillë që asnjë vend tjetër nuk e ka paguar ndonjëherë”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në kryeqytetin e Filipineve, Manila, ku ka mbërritur të martën.
CNN ka raportuar se inteligjenca e re amerikane tregon se Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës Trump, duke shpërthyer të ashtuquajturën “bombë të pistë” ose duke përdorur armë kimike në Washington, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë të diskutojnë nëse Irani ka kapacitetin apo synimin për ta realizuar një plan të tillë.
Trumpi ka thënë se shpresonte që Irani të mos ishte duke planifikuar një sulm të tillë, por ka thëksuar se po e merrte çështjen shumë seriozisht.
“Ne e marrim këtë çështje shumë seriozisht, sepse ata janë të çmendur”, ka thënë ai. “Pikërisht për këtë arsye ata nuk mund të kenë armë bërthamore”.