Support TIME. Preserve the truth.
World

Trump suggests Venezuela should become the 51st state of the US

Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar se Venezuela mund të bëhet pjesë e SHBA-së, gjatë një tubimi në Teksas të martën, për zgjedhjet e mesmandatit. 

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, iu bashkua Trumpit për të treguar një cisternë nafte të sapoardhur të mbushur me naftë bruto venezueliane që do të përpunohet në rafineritë e Teksasit.

Ndërsa presidenti lavdëronte cisternën ai i tregonte po ashtu turmës operacionin e SHBA-së në Venezuelë në fillim të këtij viti që kapi ish-udhëheqësin Nicolas Maduro.

Trump më pas ka sugjeruar që Venezuela mund të bëhet pjesë e SHBA-së.

"Le ta bëjmë shtetin e 51-të”, është shprehur ai.

Trumpi ka hyrë në javën e fundit të zgjedhjeve të tij të fundit të mesmandatit, në një përpjekje për të forcuar fortesat republikane kundër kandidatëve demokratë jashtëzakonisht konkurrues.

Përtej Teksasit, ai kaloi nëpër Misisipi, Miçigan, Xhorxhia, Florida dhe Ajova gjatë javës së kaluar, dhe ndalesat e tij të radhës janë Ohajo, Karolina e Jugut, Florida, Kansas dhe përsëri Ajova.

Ai i kishte fituar të gjitha këto shtete në vitin 2024.