Support TIME. Preserve the truth.
World

Spain votes on Sunday, Sanchez aims for another term

Pedro Sanchez

Photo: Associated Press

Spanjollët do të votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme, ku kryeministri Pedro Sanchez synon të sigurojë një mandat tjetër, përballë sfidës së konservatorëve dhe të djathtës ekstreme.

Rivali kryesor i tij është konservatori Alberto Nunez Feijoo, ndërsa lideri i së djathtës ekstreme, Santiago Abascal, synon të sigurojë ndikim të mjaftueshëm për të mundësuar krijimin e një koalicioni të djathtë me Feijoon.

Por kush janë kandidatët kryesorë?

Sanchez ka udhëhequr një qeveri progresive që nga viti 2018

Pedro Sanchez, nga Partia Socialiste, drejton qeverinë spanjolle që nga viti 2018 dhe është një nga liderët më jetëgjatë në Evropë. Ai njihet për qëndrimet kundër presidentit amerikan Donald Trump, luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe operacioneve ushtarake izraelite në Gazë.

Sanchez ka mbrojtur politikat pro-migracionit dhe ka drejtuar një nga ekonomitë kryesore me rritjen më të shpejtë në Evropë. Megjithatë, rritja ekonomike nuk ka zbutur pakënaqësinë për rritjen e kostove të banimit.

Kryeministri 54-vjeçar përballet tani me sfidën më të madhe politike, për shkak të hetimeve për korrupsion që përfshijnë një ish-ministër, zyrtarë të lartë të partisë së tij dhe bashkëshorten, e cila mohon çdo shkelje.

Alberto Nunez Feijio – sfiduesi konservator

Alberto Nunez Feijoo, 65 vjeç, është lider i Partisë Popullore dhe paraqitet si një politikan i moderuar i qendrës së djathtë. Ai drejtoi rajonin e Galicisë për 13 vjet, duke fituar disa palë zgjedhje.

Feijoo synon të ulë taksat dhe të zvogëlojë rregulloret qeveritare, ndërsa mbështet fuqishëm Bashkimin Evropian. Në rast fitoreje, pritet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe Izraelin.

Ai dështoi ta largonte Sanchez-in nga pushteti në zgjedhjet e vitit 2023, por Partia Popullore ka ruajtur mbështetjen e gjerë që atëherë.

Santiago Abascal – synon pjesëmarrjen në qeverinë e djathtë

Santiago Abascal, 50 vjeç, është lider i partisë së ekstremit të djathtë Vox, të cilën e themeloi në vitin 2013 pasi u largua nga Partia Popullore.

Ai mbështet uljen e taksave, kundërshton politikat progresiste dhe ndryshimet klimatike, ndërsa fajëson emigracionin për rritjen e kostos së jetesës në Spanjë. Abascal është gjithashtu mbështetës i fuqishëm i Izraelit dhe admirues i presidentit argjentinas, Javier Milei.

Vox synon të rikthehet fuqishëm pas humbjes së vendeve në zgjedhjet e vitit 2023 dhe të sigurojë poste ministrore në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Feijoo.

Partitë e vogla mund të përcaktojnë rezultatin

Në të djathtë, votuesit që e konsiderojnë Vox-in tepër të moderuar mund të mbështesin lëvizjen “Se Acabo la Fiesta”, të drejtuar nga një influencues i së djathtës ekstreme.

Ndërkohë, përçarjet mes partive të vogla progresiste kanë dobësuar përpjekjet për të krijuar një koalicion të përbashkët të majtë. Frente Amplio dhe Podemos do të garojnë veçmas për votat e elektoratit të majtë, duke rrezikuar edhe mundësinë e Sanchez-it për të formuar një tjetër qeveri koalicioni.

Në rast të një rezultati të ngushtë, ndikim të rëndësishëm mund të kenë edhe partitë rajonale nga Katalonja, Vendi Bask, Galicia dhe Ishujt Kanarinë, të cilat mund të bëhen vendimtare për formimin e qeverisë.