Support TIME. Preserve the truth.
World

Cost of living protests expected to erupt in Germany

Cost of living protests expected to erupt in Germany

Protestat që kanë kapluar Evropën pritet të shpërndahen edhe në Gjermani e të rikthehen edhe në Francë të shtunën. Policitë tashmë janë mobilizuar për të parandaluar trazira, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar tubime paqësore.

Pas javëve të tëra, shpeshherë të dhunshme, protestat kanë shkundur Shqipërinë, Italinë, Spanjën, Portugalinë dhe Francën. E në Francë aktivistët kanë paralajmëruar sërish tubime për Natën e Shtrigave të shtunën. Protestat po bëhen për kostot e jetës dhe shërbimet e mangëta publike në shtet.

Në Gjermani, një aleancë e disa grupeve të quajtura “Gen Z regelt” (Gjenerata Z po i rregullon gjërat), u ka bërë thirrje mbështetësve të dalin në më shumë se 30 qytete për të kërkuar më shumë shpenzime nga shteti për shkollim, mbrojtje klimatike dhe strehim, por edhe për të dalë kundër planeve për të kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Alexander Throm, pjesë e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Deokratik (CDU) në pushtet në Gjermani, ka shkruar në një gazetë se “skena si ato në Francë duhet të parandalohet me çdo kusht”.

Por Felix Banaszak, bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër në opozitë, ka paralajmëruar kundër përpjekjeve për t’i vënë të rinjtë nën presion.

“Retorika e CDU-së, që synon t’i kriminalizojë këto protesta paraprakisht dhe t’i paraqesë si vepra të bandave që shkaktojnë trazira, mund t’i shtyjë njerëzit madje drejt radikalizmit”, ka thënë ai për RND-në.

Shefja e Policisë së Berlinit, Barbara Slowik Meisel, ka thënë se 1500 policë shtesë do të jenë në dispozicion në kryeqytet. Megjithatë ka vlerësuar se nuk ka sinjale për trazira.

Rreth 10 mijë protestues, shumica nxënës, studentë e prindër të tyre, pritet të dalin në zonën historike të Berlinit të shtunën. Tubime të tjera janë paralajmëruar edhe në Koln, Munih, Frankfurt e Hamburg.

Ekipi organizues ka bërë thirrje për qetësi. Në uebfaqen e “Gen Z Regelt” janë paraqitur më shumë se 160 mijë persona që kanë thënë se do të jenë pjesë e protestave.

Ndërkohë, në Francë, ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka thënë se e shtuna duket se do të jetë “ditë e rrezikshme”. Ai ka thënë se rreth 70 mijë policë, përfshirë njësitë elite, do të jenë nëpër qytete për të parandaluar trazira. Javën e shkuar në Paris protestuan rreth 400 mijë qytetarë.