Support TIME. Preserve the truth.
World

60-day deadline for a US-Iran peace deal ends

strait of hormuz

Marrëveshja që presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar në Versajë në qershor vendosi një afat ambicioz prej 60 ditësh për t’i dhënë fund luftës me Iranin dhe për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

Afati ka përfunduar të hënën dhe të dyja palët janë më larg marrëveshjes se sa ishin atëherë.

Bisedimet, ndonëse Irani e mohon se janë duke u zhvilluar, janë përqendruar te rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe heqja e bllokadës amerikane ndaj Iranit, të cilat duhej të ishin realizuar në kuadër të marrëveshjes së përkohshme. 

Nuk ka pasur asnjë shenjë kompromisi për ngushticën dhe as ndonjë tregues se kanë nisur bisedime të hollësishme për programin bërthamor.

Ndërkohë, SHBA-ja nuk ka alternativa të mira për t’i dhënë fund luftës që nisi së bashku me Izraelin.

also Truce as an excuse, the Trump administration claims that the war in Iran is over World Truce as an excuse, the Trump administration claims that the war in Iran is over

Pranimi i kërkesave të fundit të Iranit do të nënkuptonte t’i jepte atij kontrollin mbi një rrugë ujore kritike ndërkombëtare, përmes së cilës kalonte një e pesta e naftës dhe gazit të tregtuar në botë përpara luftës – dhe do të ishte njësoj si të pranonte humbjen.

Përshkallëzimi i luftës do të pakësonte më tej rezervat amerikane të interceptorëve të avancuar të raketave, do të trondiste ekonominë botërore dhe do të rriste çmimet e karburanteve përpara zgjedhjeve për Kongresin amerikan.

Prandaj, të dyja palët janë ngulitur në pozicionet e tyre, duke shpresuar se tjetra do të tërhiqet e para.

Deri tani, asnjëra nuk e ka bërë këtë.

Marrëveshja e qershorit, e njohur si Memorandumi i Mirëkuptimit, parashikonte ndalimin e të gjitha operacioneve ushtarake dhe vendoste një afat prej 60 ditësh për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte përfundimisht fund luftës dhe do të zgjidhte mosmarrëveshjen e gjatë mbi aktivitetet bërthamore të Iranit

Ajo parashikonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por i jepte Iranit një rol të përcaktuar në mënyrë të paqartë për lehtësimin e trafikut, duke lënë të hapur mundësinë që pas përfundimit të afatit 60-ditor ai të vendoste tarifa.

Irani është mbështetur te kjo pikë për të pretenduar se ka të drejtë kontrolli mbi këtë rrugë ujore.

Një javë pasi u nënshkrua marrëveshja, Irani filloi të qëllonte mbi anijet që përdornin një rrugë përgjatë bregdetit të Omanit, në anën tjetër të ngushticës. Kjo rrugë mbikëqyret nga ushtria amerikane dhe synon të anashkalojë kontrollin e Teheranit.

SHBA-ja i është përgjigjur duke goditur Iranin, i cili është kundërpërgjigjur duke sulmuar vendet arabe ku janë të dislokuara forcat amerikane, si Jordania, Kuvajti dhe Bahreini.

SHBA-ja ka anuluar përjashtimet e parashikuara në marrëveshje, të cilat i kishin lejuar Iranit të shiste naftën e tij në tregjet ndërkombëtare, ndërsa Trumpi riktheu bllokadën ndaj porteve iraniane.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes së qershorit, nga e cila tashmë pothuajse nuk ka mbetur asgjë.

Luftimet përfundimisht u zbutën. Një armëpushim i lidhur me këtë konflikt në Liban, mes Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, është respektuar në pjesën më të madhe, edhe pse trupat izraelite vazhdojnë të mbajnë nën pushtim zona të mëdha në jug të vendit.

Zyrtarët iranianë thonë se i ndaluan negociatat me SHBA-në në qershor, megjithëse pranojnë se mesazhe janë përcjellë përmes ndërmjetësve.

also Trump says 'big wave' of attacks on Iran has not yet begun World Trump says 'big wave' of attacks on Iran has not yet begun

Trumpi thotë se bisedimet kanë vazhduar dhe herë pas here pretendon se është bërë përparim, pasi tërhiqet nga kërcënimet për sulme të mëdha.

Pakistani, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes së qershorit, ka vërë në dukje javën e kaluar se afati përfundonte të hënën, ndërsa shprehu shpresën se ai do të zgjatej.

“Ne nuk po e mbyllim këtë kapitull”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Tahir Andrabi. 

“Pakistani po bën të gjitha përpjekjet për t’i sjellë të dyja palët në tryezën e negociatave”, ka shtuar ai. 

Në fillim të këtij muaji, Irani ka paraqitur një listë kërkesash për rihapjen e ngushticës, duke përfshirë heqjen e bllokadës amerikane, tërheqjen e forcave amerikane nga rrethinat e Iranit dhe pagesën e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara gjatë luftës e nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt.

Edhe në këtë rast, Irani ka thënë se do të kontrollojë ngushticën, dhe potencialisht do të vendosë tarifa – përmes një marrëveshjeje që po negocion me Omanin, si dhe se ngushtica nuk do të rikthehet në gjendjen e mëparshme, si një rrugë ujore e hapur dhe pa tarifa.

Ndërkohë, rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë nisur sulmet ndaj cisternave saudite të naftës në Detin e Kuq, duke kërcënuar një tjetër rrugë të rëndësishme tregtare, e cila ishte përdorur për të lehtësuar një pjesë të presionit të shkaktuar nga mbyllja e ngushticës.

Trumpi i ka hedhur poshtë kërkesat e Iranit, duke thënë se është Teherani zyrtar ai që duhet të paguajë dëmshpërblimet e luftës dhe duke pretenduar se SHBA-ja kontrollon ngushticën.

Ai duket se po mbështetet te presioni ekonomik, në formën e bllokadës dhe sanksioneve të vendosura prej kohësh, për t’i detyruar drejtuesit iranianë të dorëzohen.

Ekonomia e Iranit është goditur rëndë nga lufta dhe izolimi, ndërsa inflacioni është rritur ndjeshëm.

Kriza mund të nxisë sërish protesta kundër qeverisë, të ngjashme me ato që u shtypën brutalisht në janar

Trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit, i cili është rritur menjëherë pas marrëveshjes së përkohshme, tashmë ka rënë sërish.

also In a move unseen in 50 years, Trump halts international aid World In a move unseen in 50 years, Trump halts international aid

Çmimet në rritje të karburanteve dhe mallrave të tjera pritet të rriten edhe më tej, sa më gjatë të vazhdojë kjo situatë, me pasoja që do të ndihen shumë përtej Lindjes së Mesme.

Ora vazhdon të ecë për të dyja palët.