Support TIME. Preserve the truth.
World

Nine dead in Florida after small private plane crashes

plane

Një avion i vogël privat biznesi u rrëzua të dielën në Florida duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave të cilët ndodheshin në bordin e avionit.

Përplasja e tij ndodhi afër Cresthavenit, 14 kilometra larg resortit të presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago rreth orës 17:50 sipas orës kohës lokale.

Fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë mbetjet e avionit mes rrugës të cilat ishin të përfshira edhe nga zjarri. Por, askush nuk është raportuar të jetë lënduar në tokë.

Avioni është nisur nga Austini në Teksas dhe planifikonte të mbërrinte në Bahamas, tregojnë raportet zyrtare.

Analiza e fluturimit tregon se avioni po lëshohej qindra metra poshtë me shpejtësi të madhe, pak para se të përplasej.

Kontrolli i trafikut ajror ka regjistruar zërin nga kabina që besohet të jetë i pilotëve derisa tregonin se avioni po humbte lartësinë e mbi 3 mijë metrave për minutë.

Njëri nga anëtarët e ekipit është dëgjuar duke bërtitur se janë në shpejtësi maksimale duke u lëshuar drejt tokës, para se të thoshte se “do të përplasemi në tokë”.