Support TIME. Preserve the truth.
World

Merz: Russia wants more than Ukraine

Friedrich Merz

Photo: Associated Press

Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, ka paralajmëruar kancelari gjerman Friedrich Merz, duke thënë se Moska zyrtare po “përshkallëzon situatën në shkallë masive”

Në fjalimin e tij për buxhetin në Bundestag të mërkurën, Merzi ka folur për faktin se Gjermania “ka neglizhuar për një kohë tepër të gjatë çështjet themelore” në fushën e mbrojtjes, infrastrukturës, ndryshimeve demografike dhe ekonomisë, si dhe për nevojën që këto çështje të trajtohen urgjentisht.

Pjesa më e ashpër e fjalimit të tij ishte kur ai foli për situatën e jashtme dhe veçanërisht për kërcënimin që paraqet Rusia, për të shpjeguar pse janë të nevojshme disa vendime, sidomos ato që lidhen me mbrojtjen.

“Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, ka paralajmëruar ai.

“Kushdo që nuk arrin ta kuptojë këtë, ose nuk e kupton botën ashtu siç është, ose po ndjek një agjendë krejtësisht tjetër, një agjendë që bie ndesh me lirinë, hapjen dhe vlerat liberale të vendit tonë”, ka shtuar.

Merzi ka paralajmëruar se “Rusia po përshkallëzon tensionet në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi dhe madje edhe në hapësirën e jashtme”.

“Ajo po e përshkallëzon situatën në shkallë masive, përfshirë edhe këtu, brenda kufijve tanë, madje edhe duke shkaktuar humbje jetësh njerëzore. Kjo është situata, zonja dhe zotërinj. Dhe kjo është arsyeja pse ne, si evropianë, duhet dhe do ta bëjmë, t’i vendosim Rusisë kufij të qartë”, është shprehur Merz.

Kancelari gjerman ka deklaruar këtë javë gjatë një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte në Berlin, se ishte bërë një gabim i madh që nuk ishte pranuar propozimi amerikan në vitin 2008, që Ukraina të anëtarësohej në aleancën veriatlantike.