Support TIME. Preserve the truth.
World

Gaza war has caused toxic pollution of 78% of the territory, study says

Gauze

Photo: Associated Press

Ofensiva ushtarake e Izraelit në Gazë ka shkaktuar një katastrofë mjedisore, pasojat e së cilës pritet të prekin palestinezët për dekada të tëra, thuhet në një studim të ri të publikuar të hënën. 

Sipas studimit, ndotja toksike e ajrit, tokës dhe ujit ka përfshirë 78 për qind të territorit të Rripit të Gazës.

Sulmi ushtarak, i cili ka rrafshuar pjesën më të madhe të Rripit të Gazës dhe ka detyruar një pjesë të madhe të popullsisë të strehohet në kampe të improvizuara me tenda, ka shpërndarë në të gjithë territorin metale të rënda, mbetje eksplozivësh, asbest nga ndërtesat e shkatërruara dhe ndotës biologjikë, thuhet në studimin e organizatës Oxfam dhe Observatorit për Konfliktet dhe Mjedisin (CEOBS).

Infrastruktura e Gazës është rrënuar, ndërsa mungojnë zgjidhjet për trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza. Këto të fundit grumbullohen pranë kampeve me tenda, duke krijuar rreziqe biologjike.

“Para luftës, ujërat e zeza largoheshin përmes kanalizimeve, por sot ne jetojmë mes tyre, bashkë me insektet, gjë që ka shkaktuar shumë sëmundje dhe probleme të lëkurës”, ka deklaruar Anëar Sarsak, nga Khan Younis. 

Male me mbeturina ngrihen mbi tendat, ndërsa fëmijët ngjiten në majat e tyre.

Një pjesë e mbeturinave digjet, duke lëshuar shtëllunga të dendura tymi të zi në qiell dhe duke kontribuar në shfaqjen e problemeve me frymëmarrjen.

Banorët thonë se vuajnë gjithashtu nga sëmundjet e lëkurës dhe përhapja e dëmtuesve, përfshirë brejtësit dhe mushkonjat, si pasojë e grumbullimit të mbeturinave.

“Nuk ka kushte sanitare dhe askush nuk vjen për t'u marrë me këtë problem. Edhe mbeturinat qëndrojnë aty për muaj të tërë, duke tërhequr mizat dhe insekte të tjera”, ka thënë Nisreen Hassan, nga Khan Younisi.

Sipas Nisreen, fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar nga problemet me stomakun dhe çrregullimet e tjera shëndetësore që shkaktohen nga ndotja.

Organi ushtarak izraelit që mbikëqyr ndihmën humanitare në Rripin e Gazës nuk e ka komentuar ende  studimin.