Support TIME. Preserve the truth.
World

Molotov cocktail thrown at police during riots, France launches investigation into attempted murder

AFP

Një oficer i policisë së trazirave në Paris goditet nga një koktej molotovi gjatë protesave të 31 tetorit/Foto: AFP

Prokurorët në Francë kanë nisur një hetim për tentativë vrasjeje, pasi bombë molotovi u hodhën ndaj policisë gjatë trazirave, raportuan mediat franceze.

Një fotografi e një polici me këmbën në flakë gjatë përleshjeve me protestuesit në Paris të shtunën ka shkaktuar zemërim. Incidenti vjen pas disa javësh protestash në rrugët e Francës, gjatë të cilave janë lënduar edhe demonstrues.

Polici, i cili pësoi djegie në kyçin e këmbës dhe lëndime të lehta në dorë, i ka thënë gazetës franceze “Le Figaro” se bëhej fjalë për një mjet ndezës "veçanërisht të sofistikuar".

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka thënë se hedhja e një bombe molotovi në drejtim të një rreshti policësh ishte "ajo që unë e quaj tentativë vrasjeje", duke shtuar se efektivët po punojnë për identifikimin e autorëve.

Qindra mijëra njerëz protestuan në të gjithë Francën të shtunën, në tubime kryesisht paqësore. Këto ishin protestat më të fundit në një seri demonstratash të udhëhequra nga të rinjtë, të cilat nisën në fund të shtatorit, me kërkesën për masa kundër kostos së lartë të jetesës dhe përmirësimin e shërbimeve publike, veçanërisht në shkolla.

Pas përleshjeve dhe plaçkitjeve të ndodhura në protestat e mëparshme, mijëra policë u dislokuan në të gjithë vendin gjatë fundjavës. Në disa qytete, efektivët përdorën gaz lotsjellës kundër demonstruesve.

Ministria e Brendshme e Francës ka bërë të ditur se të shtunën janë arrestuar më shumë se 770 persona, afërsisht gjysma e numrit të të arrestuarve gjatë protestave të javës së kaluar.

Megjithatë, policia ka thënë se askush nuk ishte arrestuar për sulmin e filmuar, gjatë të cilit një efektiv u përfshi nga flakët, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Polici, pjesë e Xhandarmërisë Kombëtare, një forcë e zbatimit të ligjit që teknikisht është pjesë e ushtrisë, por që është nën kontrollin e ministrisë së Brendshme, ka thënë se njësia e tij "papritur u gjend përballë disa qindra kundërshtarëve armiqësorë dhe të pajisur mirë".

Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, ai ka thënë se policia ende nuk e kishte identifikuar lëngun e përdorur, por ka shtuar se mjeti ndezës "kishte një fuqi djegëse shumë më të madhe se një bombë molotovi e zakonshme".

"U përballëm me individë armiqësorë, të cilët nuk janë protestues", ka thënë ai. "Këta kundërshtarë janë aty me qëllimin për të dëmtuar ata që përfaqësojnë shtetin".

Ai ka thënë se edhe 14 efektivë të tjerë kishin pësuar lëndime, nga të lehta deri në të rënda, duke shtuar se disa prej tyre ishin goditur me gurë të shkëputur nga kalldrëmi. Sipas tij, njësia duhej të ishte në pushim, por ishte thirrur urgjentisht për të garantuar rendin gjatë protestave të fundjavës.

Organizatorët francezë të protestave, të njohur si Gilets Jaunes (Jelekët e Verdhë), kanë deklaruar se dhjetëra protestues janë lënduar rëndë gjatë demonstratave të fundit në të gjithë vendin, ndërsa shumë prej tyre janë plagosur nga "granatat".

Franca ka pezulluar përdorimin e një lloji të granatave trullosëse gjatë ndërhyrjes në protestat studentore në fillim të tetorit, pasi një 15-vjeçari iu këput dora nga shpërthimi i një granate. Megjithatë, gazeta franceze “Le Monde” ka raportuar se policia ka vazhduar të përdorë një model tjetër të tyre në protestat pasuese.

Protesta pati edhe në Gjermani dhe Itali gjatë fundjavës, ndërsa demonstratat e udhëhequra kryesisht nga të rinjtë po vazhdojnë në disa pjesë të Evropës. Ato kanë kërkesa të ndryshme, por në përgjithësi lidhen me shqetësimet për koston e jetesës dhe cilësinë e shërbimeve publike.