Support TIME. Preserve the truth.
basketball

Trepça has many supporters, but is heavily defeated in Germany

Trepca

Ashtu si pritej, Trepça kishte përkrahje të madhe nga bashkëatdhetarët në Gjermani. Por, ashtu si pritej, skuadra Gladiators Trier doli të jetë shumë e fortë për kampionen e Kosovës në basketboll.
Të mërkurën mbrëma në Trier të Gjermanisë, skuadra vendase fitoi ndaj Trepçës me rezultatin bindës, 96:59.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të FIBA Europe Cup. Trepça ishte në seri prej tri fitoreve në FIBA Europe Cup, ndërsa i kishte edhe katër fitore në Superligë.

Por Trieri konfirmoi se është skuadra bindshëm më e fortë në Grupin A. E shënoi fitoren e pestë rresht.

Dallimi u bë që në çerekun e parë, të cilin skuadra gjermane e fitoi 23:11. Edhe më i madh ishte dallimi në çerekun e dytë, që përfundoi 27:14. Kështu Trieri thuajse siguroi fitoren që në pjesën e parë, që përfundoi 50:24. Paraqitja bindëse e skuadrës gjermane megjithatë vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Çereku i tretë përfundoi 21:15 dhe i katërti 25:19.

Vetëm një lojtar i Trepçës kishte pikë dyshifrore. JaCori Payne e përfundoi ndeshjen me 10 pikë. Statistikat më të mira i kishte JP Tokoto, që realizoi shtatë pikë, tri kërcime e tri asistime. Mikaile Tmushiq i realizoi tetë pikë e katër kërcime.

Trepça tani i ka tri fitore e dy humbje. Vazhdon garën për avancim në fazën e dytë. Pas një jave “xehetarët” luajnë ndaj Patras në Greqi.

Në palestrën në Trier ishin qindra shqiptarë, përkrahës të skuadrës mitrovicase. Kishte të tillë që kanë udhëtuar për në Gjermani edhe nga Mitrovica. Megjithatë dallimi në cilësi i skuadrave ishte i madh.