Presidentja Justina Shiroka-Pula do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit në kuadër të iniciativës Brdo-Brijuni, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Samiti Brdo-Brijuni do të organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, ndërkaq presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është nikoqire e takimit në Ohër.
Samiti mbahet të premten.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.
Iniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.