Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Force Day is celebrated, heads of state appreciate the strengthening of the KSF

Albulena Haxhiu

Në Ditën e Forcës, krerët e institucioneve kanë vlerësuar përparimin dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë folur për investimet në armatim dhe personel, duke ritheksuar synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë parë nga afër profesionalizmin dhe përgatitjen e ushtarakëve të Kosovës. 

Ajo është shprehur krenare me siç ka thënë fuqizimin me armatim të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Është krenari për sa pamë që ushtria jonë vazhdimisht po fuqizohet me armatim, kur shohim vajzat dhe djemtë që mbajnë të veshur uniformat e FSK-së, na shkon mendja tek ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, ata që iu bashkuan radhëve të UÇK-së që sot fatkeqësisht nuk mund ta shohin se sa e fortë është ushtria e Kosovës”, është shprehur Haxhiu. 

Bashkë me të ka qenë edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, njëherësh ministre e Drejtësisë. Ajo ka thënë se sa më shumë që forcohet ushtria e Kosovës aq më larg qëndrojnë ata që Kosovën e kërcënojnë me luftë dhe konflikt. 

“Nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd, nuk kemi synime ndaj asnjë fqinji, duam vetëm t’i forcojmë kufijtë tanë, ta forcojmë sigurinë e qytetarëve të Republikës dhe të vendit tonë”, është shprehur Gërvalla. 

Ajo ka thënë se synimi që nuk e fshehin është që Kosova të bëhet anëtarë e NATO-s dhe për këtë synim ajo ka thënë se punohet çdo ditë. 

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se investimet që kanë bërë janë orientuar në tri drejtime. 

I pari ka thënë së është blerja e sistemeve të armatimit ku ka thënë se janë bërë 500 milionë euro investime. 

Drejtimi i dytë Maqedonci ka thënë se është investimi në personel.  

“Tashmë kemi numrin e nevojshëm që ka qenë i paraparë të rekrutohet deri në vitin 2028”, është shprehur Maqedonci.

Read other updates
FSK

KSF marks Force Day, opens barracks to citizens and exhibits equipment and weapons