Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Rubio congratulates November 28: The US welcomes the deepening of cooperation with Albania

Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e tij, Rubio ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të ndërtuara mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve. Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Washingtonit për të thelluar bashkëpunimin me Tiranën në çështjet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

“SHBA-ja dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme”, thuhet në mesazhin e Rubios.

Sekretari amerikan i Shtetit ka vlerësuar edhe bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe karteleve të trafikut të drogës.

“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to”, ka thënë Rubio.

Ai është ndalur edhe te siguria kibernetike, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për përballimin e kërcënimeve në këtë fushë dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë.

“Ne gjithashtu i vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike”, ka deklaruar ai.

Në përfundim të mesazhit, Rubio ka përcjellë urimet e tij për Ditën e Pavarësisë dhe ka thënë se SHBA-ja pret të thellojë më tej marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Rubio.

Read other updates
Albania

November 28 in history