Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

KEK workers protest demanding salary increase and 13th month salary

protests

Me kërkesën për rritje të pagës punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot në Prishtinë para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues në Prishtinë. 

“Duam ngritjen e pagave” e “Ju nuk mund të na varfëroni në heshtje” kanë qenë disa nga pankartat që ata kanë mbajtur në duar. 

Protesta është thirrur nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK). 

Disa nga kërkesat që kjo sindikatë I ka paraqitur në thirrjen për protestë janë: caktimi i një page të dinjitetshme për të gjithë punonjësi, ekzekutimi i pagës së 13-të e përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës.

“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona”, thuhej ndër të tjera në thirrjen e sindikatës.