Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione. Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.
Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën.
Deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë brenda sallës dhe kanë bllokuar foltoren duke i rënë bilbilave.
Pas situatës së krijuar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka marrë vendimin për të përjashtuar nga seanca plenare katër deputetë të opozitës: Xhelal Mziu, Bledi Himçi, Ivi Kaso dhe Bledion Nallbati.