Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Agreement signed for KSF participation in the Gaza Peace Board

Agreement

Është nënshkruar marrëveshja për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Bordin e Paqes në Gaza. 

Të hënën marrëveshja është nënshkruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe komandanti i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, gjeneralmajori Jasper Jeffers. 

“Sot u shënua një hap i rëndësishëm drejt angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Në praninë time dhe të përfaqësuesit të Bordit të Paqes, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Komandanti i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Gjeneral Major Jasper Jeffers, nënshkruan Marrëveshjen e Participimit në mision, marrëveshje kjo që rregullon aspektin teknik të angazhimit të kontingjentit të FSK-së në Gaza”, ka shkruar në Facebook ministri i Mbrojtjes në detyrë Ejup Maqedonci. 

Gjatë takimit u diskutua edhe për gatishmërinë e FSK-sëpër të kontribuuar, përkrah partnerëve, në përpjekjet ndërkombëtare për paqe, siguri dhe stabilitet. 

“Po ashtu, sot zhvillova takim me James Bjorkman, zyrtar ndërlidhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bordin e Paqes, me të cilin diskutuam për angazhimin e Republikës së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të FNS Gaza, si dhe për koordinimin dhe bashkëpunimin në funksion të realizimit të këtij misioni. Gjatë këtij takimi u vlerësua lart profesionalizmi që po e tregojnë pjesëtarët e FSK-së në këtë mision. Kosova po e ndërton me vendosmëri rolin e saj nga një vend që ka përfituar nga mbështetja ndërkombëtare e sigurisë, në një vend që kontribuon për paqen dhe sigurinë përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë”, ka shkruar Maqedonci.