Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Zekaj's case manager at the CSW in Peja requests a closed interview, the Commission approves it

Toske Gega

Me shumicë votash, Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka vendosur që intervistimi i Toska Gegës, menaxhere në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë, të mbahet me dyer të mbyllura për publikun.

Kërkesën për mbylljen e intervistimit e paraqiti vetë Gega, duke arsyetuar se gjatë dëshmisë do të trajtohet edhe një çështje që përfshin një të mitur.

“Kam një kërkesë që komisioni të mbahet me dyer të mbyllura për arsye se në pyetje është një i mitur”, tha ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkoi që pjesa e parë e intervistimit, e cila sipas tij është më e përgjithshme, të zhvillohet në seancë të hapur.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, deklaroi se komisioni duhet të jetë i hapur për publikun, përveç pjesëve të dëshmisë që vlerësohet se duhet të mbahen të mbyllura.

“Ky komision duhet me qenë i hapur përveç në ato përgjigje që ju vlerësoni që duhet të jetë i mbyllur”, theksoi Rrahmani.

Përvec Gegës, sot në Komisionin Hetimor pritet të intervistohet edhe Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS; Shpat Morina, zyrtar i QPS-së; Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë; si dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës. /EO

Read other updates
Commission for Arlinda Zekaj

Clashes in the Commission on the Zekaj case, Rrahmani accuses of politicization - Baloku hits back with accusations of fraud

Me akuza për politizim të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është...