Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kurti: Serbia's new leadership should recognize reality, Kosovo is an independent state

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është shtet i pavarur, gjatë një bashkëbisedimin me studentet e Paris School of International Affairs (PSIA).

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti ka thënë se ky proces duhet të përfshijë edhe përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiqit, të cilin e cilësoi si arkitektin kryesor të sulmit.

“Ky duhet të jetë gjithashtu një proces përmes të cilit qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, të arrijë ta njohë realitetin e shekullit XXI: Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete”, ka thënë Kurti para studentëve. 

Ai shtoi se Serbia duhet ta braktisë fushatën kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë, sipas tij, instrumentalizimin e kundërshtimit të Rusisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pas afro 15 vjetësh në pushtet, Aleksandar Vuçiqi pësoi humbje në zgjedhjet e fundit përballë Listës Studentore. Megjithatë, nga kjo listë ende nuk ka dhënë sinjale se do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

Kurti foli edhe për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke thënë se zgjerimi ka marrë urgjencë të re pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Sipas tij, kjo urgjencë nuk duhet të krijojë një Evropë ku disa vende mirëpriten, ndërsa të tjerat mbeten në një rrugë të paqartë drejt integrimit.

also Kurti to Special: When you are not satisfied with the decision, do all the work necessary for the Appeal Arberi Kurti to Special: When you are not satisfied with the decision, do all the work necessary for the Appeal

Si çështje të tretë, Kurti përmendi njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së dhe katër shtete anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Çështja e tretë, e ndërlidhur ngushtë me dialogun me Serbinë, është njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur atë. Besojmë se ato duhet ta kuptojnë se rrethanat në të cilat lindi vendi ynë, represioni, spastrimi etnik dhe gjenocidi që përjetoi populli ynë, nuk mund të barazohen thjesht me lëvizjet separatiste me të cilat nganjëherë bëhen paralele”, u shpreh ai.