Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kurti asks Macron for support for Kosovo to receive candidate country status

Kurti - Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim të mërkurën nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Takimi është zhvilluar në Pallatin Elysee. 

Kurti ka njoftuar se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës në mënyrë që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian. 

Kurti u prit nga Macroni edhe të martën mbrëma në darkën e shtruar nga presidenti francez. 

“Biseduam për mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës, për integrimin tonë euroatlantik dhe për sigurinë në rajon. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpreha gjithashtu vlerësimin tim për nismën e Presidentit Macron për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me përdorimin gjithnjë e më të madh të teknologjisë. Kjo çështje ishte në qendër të Forumit të Paqes në Paris këtë vit, ku Republika e Kosovës iu bashkua Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve për mbrojtjen e mirëqenies, të drejtave dhe të ardhmes së brezave të rinj”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

Ai ka thënë se Kosova dhe Franca do të vazhdojnë të punojnë së bashku për paqe, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.