Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kosovo reaffirms support for Ukraine, Macedonia part of NATO meeting in Brussels

Ejup Macedonci

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar se të martën ka marrë pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që është mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel. 

Ai ka thënë se në këtë takim u riafirmua vazhdimi i mbështetjes së partnerëve për Ukrainën dhe popullin e saj. 

Maqednoci ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe paqes në Evropë.

“Kosova po kontribuon konkretisht në këtë përpjekje të përbashkët: së bashku me EUCOM-in kemi trajnuar 146 pjesëtarë ukrainas në shtatë grupe, kemi dërguar dy pako të mbështetjes ushtarake dhe, për më shumë se dy vjet, pjesëtarë të FSK-së kanë kontribuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Maqednonci. 

Para fillimit të takimit, në Përfaqësinë e Shqipërisë në NATO, ai ka thënë se ka zhvilluar një takim të shkurtër me homologun e tij, ministrin Ermal Nufi.

Më të ka thënë se kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se e ka falënderuar “për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes”.

Ai ka thënë se një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt.