Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Serbian national song against Kosovo performed in Brussels on the eve of the EU Enlargement Forum

111

Këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim Marta Kos. 

Edicioni i dytë i këtij Forumi ka nisur sot dhe mbaron të hënën. 

Një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse, është interpretuar ndër të tjera edhe kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. 

Sipas programit më 15 nëntor ishte paraparë të interpretonte orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”. KOHA ka siguruar videon e interpretimit të këngës. 

Në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, është paraparë të mbajnë fjalime presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos. Pritet të flasë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.