Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Janjic: The fight against the mafia will be the first priority of students in Serbia

Dushan Janjic

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se prioriteti i parë i lëvizjes studentore në Serbi do të jetë lufta kundër mafias, duke theksuar se kjo është një prej pritjeve kryesore të qytetarëve nga ndryshimet politike në vend.

In a conversation on the "PIKË" podcast with the publicist Veton Surroi, Janjiq ka thënë se në fazën e parë, mesazhi kryesor i lëvizjes ishte zgjedhja mes Serbisë si shtet i rregulluar dhe mafisë.

“Mantra ishte: Serbia apo Mafia. Lëvizja zgjodhi Serbinë, si shtet të rregulluar që nuk kufizon liritë. Lufta kundër mafisë është prioriteti numër një”, u shpreh Janjiq.

Ai vlerësoi se ky mesazh është kuptuar edhe nga pala kundërshtare, ndërsa sipas tij, tashmë gjithnjë e më shumë aktorë po përfshihen në këtë proces.

Duke folur për zhvillimet në institucionet serbe dhe arrestimet e fundit, Janjiq ka thënë se ka ndodhur një rirreshtim i njerëzve brenda institucioneve, të cilët, sipas tij, duan të kryejnë punën e tyre dhe të respektojnë ligjin.

Megjithatë, ai paralajmëroi se në këtë proces mund të ketë edhe përplasje, akuza dhe përpjekje për ndikim politik.

Janjiqi gjithashtu u shpreh se ka pasur përpjekje që të krijoheshin shtabe të krizave nga Aleksandar Vuçiqi dhe mbështetësit  e tij. Por, siç thotë ai, nuk ia kanë dalë.

Read other updates
Dushan Janjic

Dusan Janjic on POINT with Veton Surroin