Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Hoti: Kurti is deceiving himself and the world that he has reduced wage inequality, the same figures as 5 years ago

Avdullah Hotic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e mashtron veten e botën kur deklaron se e ka ulur pabarazinë në paga, sepse sipas Hotit që pesë vjet shifrat kanë mbetur të njëjta ndonëse janë shpenzuar miliona euro të buxhetit të Kosovës për superpunën e subvencione të tjera.

Hoti ka thënë në Facebook se gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës.

“Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga. E fsheh të vërtetën: nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar; nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara; nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar; gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës. Këto raporte kanë mbetur të njëjta në pesë vitet e fundit, edhe pse janë shpenzuar miliona në skema të superpunës e të subvencioneve pa asnjë efekt real afatgjatë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se krahas kësaj kostoja e jetës gati se është dyfishuar për këto pesë vjet, prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta.

“Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta. Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, ka përfunduar Hoti.