Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Haxhiu clashes with Lushtaku: When you learn to behave with a woman, you take her word for it

1

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pasur një përplasje verbale me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtakun, të cilit i tha se “nuk do t’ia japë fjalën derisa të mos mësojë se si të sillet me një grua”.

Fillimisht Lushtaku në fjalimin e tij iu kundërpërgjigj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, e cila kishte thënë se Lushtaku ka lidhje të ngushta me një person që ka vrarë gruan. E Lushtaku e akuzoi për shpifje dhe i tha Kryeziut të dalë jashtë seancës e ta thotë të njëjtën gjë dhe do të përballet me ligjin. 

Por, Kryeziu në replikën e saj tha se Lushtaku po e kërcënon. 

“Tha hajde dil jashtë nëse ke guxim”, tha Kryeziu.

Më pas Lushtaku kërkoi replikën, por në ndërhyrjen e saj kryekuvendarja Albulena Haxhiu e akuzoi Lushtakun se në një seancë e kishte akuzuar atë dhe Arbërie Nagavcin se kanë ardhur të dehura e po ashtu tregoi se në një rast kishte pasur krahët e mavijosur prej Lushtakut kur kishte ushtruar dhunë në Kuvend. 

E Lushtaku në atë moment ndërhyri duke i ofruar ujë Haxhiut. 

“Ujin e marrë me dorë vetë. Unë ujin e marrë vetë. Kur mësohesh të sillen me një grua e merr fjalën. Tash ulu”, tha Haxhiu. 

Lushtaku u ngrit dhe pati një debat me Haxhiun, e pati edhe ndërhyrje të deputetëve të tjerë. Në fund Lushtaku mori fjalën dhe tha se Haxhiu e keqpërdori pozitën duke folur jashtë rendit të ditës. 

“Uroj që kurrë të mos ketë dhunë, edhe ju keni pasur aksione politike edhe ju keni lënduar. Me qejf askush s’ka pasur qëllim me lëndu. Ftoj të gjithë ata që folin në foltore të flasin jashtë Kuvendit që të ballafaqohemi me ligjin si më parë. Asnjëherë nuk thash të ballafaqohemi fizikisht se s’kemi nevojë”, tha Lushtaku. 
 

Read other updates
the parliament of Kosovo

LIVE: Extraordinary session of the Parliament on the murder of Arlinda Zekaj