Bjeshkë Guri nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thënë se nuk pret që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të japin dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Të enjten në “Interaktiv”, Guri ka thënë se fakti që ata kanë paralajmëruar që do t’u drejtohen shtypit të premten tregon se ata nuk do të dorëhiqen.
“Dorëheqja e tyre është një prej kërkesave kryesore siç e thashë, por siç po shihet, edhe fakti që ata do të japin konferencë për shtyp po vërehet se nuk është puna aty fatkeqësisht”, ka thënë ajo.
Guri ka shtuar se do të vazhdojnë të protestojnë pranë institucioneve derisa të ketë drejtësi, burgosje dhe dorëheqje.
“Ne jemi mbledhur prej dje me kërkesa shumë të qarta që ngërthejnë dorëheqje të të gjitha hallkave institucionale që e kanë dështuar në të gjitha instancat Arlinda Zekaj, fatkeqësisht ajo është vrarë prej shtetit, shteti është bashkëdoras dhe ne nuk do t’i lëshojmë dyert e institucioneve dhe do të dalim çdo ditë derisa të ketë drejtësi dhe burgosje, dorëheqje masive”, ka thënë ajo.
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media të premten nga ora 09:00, lidhur me rastin e vrasjes së Alrinda Zekajt. Por, në të njëjtën kohë atyre me protestën që është paralajmëruar se do të mbahet para Qeverisë, do t'u kërkohet dorëheqja për këtë rast.
-
Protest announced at the time when Gërvalla and Sveçla will hold a conference
-
Protesters insist on the dismissal of Gërvalla and Sveçla
-
"Take it, Justice, Resign" - They throw smoke bombs at the Government, the Ministry of Justice and the KJC
-
"Sleep will not take you away" - protests continue until demands are met
-
Molliqaj: Protests influenced suspensions in Peja