Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Exclusive, Progress Report: Kosovo saw no visible progress due to political crisis

Government-Flag-Object-dp (2)

Photo: Driton Pacharada

Komisioni Evropian do të miratojë dhe publikojë raportet vjetore të progresit të mërkurën më 4 nëntor, si dhe paketën e zgjerimit. KOHA ka pasur qasje në draftin e këtyre dokumenteve dhe aty shihet se Kosova është në grupin e vendeve që nuk kanë shënuar progres apo kanë shënuar kryesisht progres të limituar.

Si arsye kryesore e mungesës së progresit konkret në rastin e Kosovës përmendet kriza e vazhdueshme politike dhe mungesa e një Kuvendi funksional, ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor dhe prokurori. 

Në rastin e Kosovës këtë vit Komisioni Evropian për herë të parë përfshin në raport edhe përshtatjen e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, siç ka bërë edhe me vendet tjera në procesin e zgjerimit sipas kapitullit 31. Komisioni në këtë dokument pritet të përshëndesë faktin se Kosova është përshtatur plotësisht me BE-në në fushën e politikës së jashtme. 

Një pjesë e madhe e raportit për Kosovën i kushtohet edhe normalizimit të raporteve me Serbinë dhe obligimet nga dialogu. Për shkak të proceseve politike në të dyja vendet nuk ka pasur progres të duhur në zbatimin e obligimeve nga dialogu.

Përsëritet se për të dyja palët normalizimi I raporteve mbetet kusht për avancim në rrugëtimin drejt BE-së por edhe për zhvillim ekonomik. Tërhiqet vërejtja se mungesa e progresit ka pasoja.

“Normalizimi nuk është vetëm  kërkesë për rrugëtimin Evropian. Ai është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të dy shoqërive dhe të rajonit. Mungesa e progresit ka çmim ekonomik dhe rrezikon që të dyja palët të mbeten prapa në kohën kur procesi I zgjerimit ka marr hov”, thuhet në raport.

Progresin më të madh, në fakt pothuajse përmbushjen e të gjitha kushteve, ka shënuar Mali i Zi për të cilin Komisioni Evropian beson se ky do të jetë raporti i fundit i progresit pasi pritet që së shpejti t’i përmbyll negociatat e anëtarësimit.

Krahas Raporteve të Progresit Komisioni Evropian pritet të miratojë dhe publikojë edhe një udhërrëfyes me afate kohore për vendet më të avancuara për të arritur qëllimin e tyre në procesin e negociatave. Kjo do të bëhet për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën përderisa ngelin shumë prapa Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, Gjeorgjia dhe Turqia. Këto tri të fundit në disa raste kanë shënuar edhe kthim prapa sipas vlerësimit të Komisionit Evropian.