Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Monday with Veton Surroin in "Konfront" - you can also ask questions

Veton Surroi

Nga sonte, çdo të hënë i ftuar i rregullt në “Konfront” do të jetë publicisti Veton Surroi. 

Një takim javor për një analizë të zhvillimeve kryesore që shënojnë javën e lënë pas. Diskutim mbi zhvillimet politike, shoqërore dhe çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën tonë.

Por këtë herë, pyetjet nuk vijnë vetëm nga studioja.

Edhe ju, shikues, mund të bëheni pjesë e bisedës! Dërgoni pyetjet tuaja për Veton Surroin dhe bëhuni pjesë e debatit. Pyetjet mund t'i nisni të shkruara apo edhe me video maksimum 60 sekonda në faqen e Koha.net në Facebook si dhe në Viber dhe Whatsapp në numrin +383 48 70 77 70.