Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Selection of Albanian members of RTK Board fails, they do not appear for interview

Kuvendi 26 nëntor

Photo: Driton Pacharada

Përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka hasur sërish në pengesa, pasi asnjëri nga kandidatët shqiptarë nuk është paraqitur në intervistim. Për këtë arsye, konkursi për dy pozitat e rezervuara për komunitetin shqiptar do të rishpallet, është bërë e ditur në seancën e sotme të Kuvendit ku në rend dite ishte zgjedhje e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e RTK-së. 

Kryesuesja e Komisionit ad hoc, Arbërie Nagavci, bëri të ditur në Kuvend se gjashtë kandidatë shqiptarë i kishin plotësuar kriteret për të vazhduar në fazën e intervistimit, por asnjëri nuk mori pjesë. Sipas saj, njëri kandidat kishte njoftuar se ndodhej jashtë vendit, ndërsa pesë të tjerët nuk ishin paraqitur.

Kjo nxiti reagime nga deputetët e opozitës. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se kandidatët nuk kishin dështuar në plotësimin e kritereve, por ishin tërhequr nga gara. Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, bëri të ditur se njëri prej kandidatëve kishte kërkuar që intervistimi të zhvillohej online, ndërsa të tjerët ishin tërhequr.

Musliu, Zemaj dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kritikuan proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve publike, duke ngritur shqetësime për ndikimin politik dhe mungesën e mundësive të barabarta për kandidatët. 

Ndërkohë, procedura për pozitat e rezervuara për komunitetet joshumicë po vazhdon. Për anëtarin nga komuniteti serb janë propozuar Ana Kostiq dhe Tamara Jorgiq, ndërsa për pozitën nga komunitetet e tjera joshumicë, Zyleha Ustaibovecihan dhe Aldin Shabani.

Kuvendi po zhvillon votimin e fshehtë për kandidatët e propozuar nga komunitetet joshumicë.

Read other updates
seance

Today the Assembly holds two sessions

Top of FormBottom of FormToday the Assembly holds two sessions The Kosovo Assembly will hold two sessions today...