Support TIME. Preserve the truth.
Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Themelore

Banjska, an organized operation

Attack in Banjske - sentencing April 24

Photo: Driton Pacharada

Nga përgatitja në Serbi, te hyrja në Kosovë e deri te përplasja me Policinë në Banjskë. Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Themelore në Prishtinë e përshkruan si një varg veprimesh të organizuara, për grupin terrorist të Bansjkës ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Grupi kishte siguruar armë, pajisje ushtarake, automjete, komunikim dhe pozicione të përcaktuara për aksionin. Gjykata ka konstatuar se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte rezultat i një organizimi paraprak. Në prill të këtij viti morën vendim që dy të akuzuarit Blagoje Spasojeviq e Vladimir Toliq të dënohen me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq, me 30 vjet burgim.

Një grup i organizuar, me lidhje të mëhershme mes pjesëtarëve, i armatosur, me mjete logjistike dhe me pozicione të përcaktuara për aksionin. Kështu, në aktgjykimin e plotë e ka përshkruar Gjykata Themelore në Prishtinë ngjarjen e 24 shtatorit të vitit 2023, kur në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Për sulmin e tre vjetëve më parë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ngadhnjim Arrni bashkë me anëtarët Rrahman Beqiri e Donikë Shala Abdyli, në prill të këtij viti morën vendim që dy të akuzuarit Blagoje Spasojeviq e Vladimir Toliq të dënohen me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq, me 30 vjet burgim. 

Përgjegjësia e secilit prej tre të dënuarve, sipas Gjykatës, është përcaktuar veçmas, duke u mbështetur në provat konkrete për praninë, dijeninë, dashjen, komunikimet, pajisjet, sendet personale dhe kontributin e tyre në veprimin e përbashkët të grupit.

"For the criminal offense 'Kryerja e veprës terroriste' janë vlerësuar provat që e lidhin secilin të akuzuar me veprimin e dhunshëm, mjetet e përdorura, organizimin dhe mbështetjen e sulmit, pasojat e tij dhe qëllimin e posaçëm terrorist. Ndërsa, për veprën penale 'Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës', janë vlerësuar provat që dëshmojnë përfshirjen paraprake në strukturë, orientimin e veprimit kundër ushtrimit të autoritetit shtetëror dhe dijeninë e pranimin e objektivit territorial. Ndarja e tillë nuk nënkupton se bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme, por se e njëjta tërësi faktike është analizuar sipas elementeve të veçanta të secilës vepër penale.”

Në aktgjykim, Gjykata ka provuar se përtej çdo dyshimi të bazuar mirë se i akuzuari Blagoje Spasojeviq, ka qenë pjesëtar aktiv i grupit të strukturuar dhe të armatosur të udhëhequr nga Milan Radoiqiq.

“Blagoje Spasojeviq, duke pranuar pajisjen ushtarake, armën dhe municionin dhe duke vepruar në kuadër të formacionit gjatë realizimit të një sulmi të tillë, ka pasur dijeni për karakterin e dhunshëm të ndërmarrjes dhe e ka pranuar atë. Vdekja e A.B është shkaktuar gjatë realizimit të këtij sulmi të përbashkët ku ishin goditur pa mbarim zyrtarët policor të Republikës së Kosovës dhe automjetet shoqëruese të tyre.”

Për përgjegjësinë e veprës penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, Gjykata ka konstatuar se i pandehuri Spasojeviq një ditë para ngjarjes ka qenë në Rashkë të Serbisë.

“Blagoje Spasojeviq një ditë para ngjarjes kishte qenë në Rashkë, në Republikën e Serbisë, ku ndodheshin edhe persona të tjerë që më pas kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Ata kishin lëvizjen e përbashkët, hyrjen përmes zonës së Izvorit dhe përdorimin e automjeteve pa targa. I akuzuari kishte identifikuar Nemanja Stankoviqin, Moçilo Vuçkoviqin, Stefan Radojkoviqin, Marko Arsiqin dhe Marjan Radojeviqin dhe e kishte lidhur udhëtimin me automjetin Jeep Grand Cherokee pa targa.”

E për të pandehurin Vladimir Tolliq, Gjykata ka vlerësuar se prania e tij në Banjskë nuk ishte e rastësishme, por pjesë e një angazhimi të vetëdijshëm dhe konkret në veprimin e përbashkët të grupit.

“Në momentin e arrestimit ai ndodhej në zonën ku po zhvilloheshin veprimet e armatosura ndërmjet pjesëtarëve të grupit dhe Policisë së Republikës së Kosovës, i veshur me uniformë të kamufluar të tipit ushtarak dhe me pajisje mbrojtëse. Në afërsi të tij janë dokumentuar armë automatike AK-47, raketahedhës i llojit 'Zollë', karikatorë, municion, pajisje të tjera luftarake dhe një shumë e caktuar parash. Rëndësia e këtyre rrethanave qëndron në faktin se ai nuk është gjetur si civil, banor i rastësishëm apo person jashtë zonës së veprimit, por i plagosur, me veshje të tipit ushtarak dhe në afërsi të mjeteve luftarake, në kohën kur operacioni kundër formacionit të armatosur ende po zhvillohej.”

Për Dushan Maksimoviqin, të cilin Gjykata e dënoi me 30 vjet burgim, përgjegjësia sipas Themelores për veprën terroriste mbështetet në komunikim, organizim, orientim dhe mbështetje funksionale gjatë sulmit. Ndërsa për veprën kundër rendit kushtetues, në njohjen dhe përdorimin e mekanizmave të organizimit të barrikadave dhe kontributin në rrjetin mbështetës kundër autoritetin shtetëror.

“Përgjegjësia e tij nuk është ndërtuar mbi sekuestrimin e një arme nga posedimi i tij, identifikimin nga ndonjë dëshmitar si qitës apo një provë biologjike që e lidh me një armë konkrete. Gjykata nuk e ka plotësuar këtë mungesë me prezumime. Përgjegjësia e tij rezulton nga një formë tjetër e kontributit, përkatësisht komunikimi dhe koordinimi, dijenia në kohë reale për situatën në terren, orientimi i personave të tjerë, lidhja me komponentin logjistik dhe përfshirja në organizimin e barrikadave dhe pengesave fizike për qëllimet përfundimtare të grupit.”

Të akuzuarit u dënuan për dy vepra penale atë të “Kryerjes së veprës terroriste” si dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës".

Rrjedha kronologjike e event të vërtetuara nga Gjykata 

Sipas aktgjykimit të plotë të shkallës së parë, i cili u përpilua më 25 qershor të këtij viti, sulmi në Banjskë nuk ishte veprim i rastësishëm, porse provat vërtetojnë një zhvillim gradual, i cili mori formën e një organizimi konkret.

“Provat e administruara tregojnë një zhvillim gradual, i cili është krijuar nga një kontekst më i hershëm i mobilizimit dhe kundërshtimit ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, në periudhën që i parapriu drejtpërdrejt ngjarjes, ndërsa pastaj mori formën e një organizimi konkret, të shoqëruar me strukturimin e personave, sigurimin e armatimit dhe pajisjeve, mbledhjen e informatave, organizimin logjistik dhe, në fund, realizimin e veprimeve të armatosura.”

Në dokument thuhet rëndësi kishte takimi i mbajtur në Rashkë më 13 tetor të vitit 2021, e që morën pjesë edh përfaqësues të institucioneve të Serbisë, por edhe dy të akuzuar që gjenden në arrati.

“Nga përmbajtja e videoincizimit rezulton se përveç pakënaqësive të shprehura ndaj veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, në takim ishte diskutuar edhe për mënyrën e reagimit në të ardhmen, nevojën për sigurimin e mbështetjes dhe gatishmërinë për kundërshtim të organizuar. Në këtë kontekst, deklarimi i Milan Radoqiqit se 'herën tjetër do të mbrohemi deri në fund, deri në vdekje', si dhe kërkesa e Vladimir Radivojeviqit për të ditur nëse në veprimet e ardhshme do të kishin mbështetje, tregojnë se në atë periudhë ekzistonte një diskurs i mobilizimit dhe i gatishmërisë për reagim me force”.

Sipas aktgjykimit, kishte filluar edhe formimi i grupit terrorist dhe kërkohej përkrahja për pjesëmarrje sa më masive dhe organizim për të kundërshtuar me forcë rendin dhe ligjin, si dhe për të kundërshtuar me forcë organet ligj zbatuese të Republikës së Kosovës.

“Rëndësia e këtij incizimi qëndron, përkatësisht në faktin se shumë kohë para ngjarjes ishte artikuluar publikisht ideja e një kundërshtimi të organizuar dhe të dhunshëm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Në vazhdimësi me këtë kontekst, Gjykata trajton vazhdimësinë e rrjedhës së ngjarjes me paraqitjen publike të Milan Radoiçiqit të datës 05.07.2022, në të cilën ai kishte deklaruar se ishte kthyer në pjesën veriore të Kosovës dhe se 'nga aty nuk kishte kthim prapa'. E vlerësuar së bashku me takimin e Rashkës dhe zhvillimet e mëvonshme, tregon vazhdimësinë e një diskursi të mobilizimit dhe kundërshtimit.”

Sipas aktgjykimit, gjatë përgatitjes ishin përdorur harta, skica dhe material të tjera orientuese dhe është diskutuar edhe mënyra e vendosjes së barrikadave dhe pengesave në rrugë.

“Në të njëjtën periudhë ishte siguruar edhe një sasi e konsiderueshme armatimi dhe pajisjesh ushtarake e taktike. Grupi dispononte armë automatike, municion në sasi të mëdha, eksplozivë dhe mjete të tjera vdekjeprurëse, jelekë antiplumb, uniforma, radiolidhje, pajisje optike, dronë, mjete mjekësore dhe pajisje të tjera të nevojshme për veprim në terren. Për transportimin dhe shpërndarjen e këtyre mjeteve ishin përdorur automjete të shumta, me funksione të ndryshme luftarake, furnizuese dhe logjistike. Sasia, lloji dhe mënyra e shpërndarjes së këtyre mjeteve tregojnë një nivel përgatitjeje që përkon me qëllimet e para përcaktuara të këtij grupi”.

Realizimi i operacionit

Sipas aktgjykimit, gjatë datës 23 shtator të vitit 2023 dhe në orët që i paraprinë 24 shtatorit, organizimi kaloi nga faza e përgatitjes në fazën e realizimit. 

Aty thuhet se personat e grupit u nisën dhe lëvizën në mënyrë të organizuar drejt zonës së Banjskës, duke përdorur automjete të shumta, përfshirë automjete pa targa ose me forma identifikimi që vështirësonin lidhjen e tyre të menjëhershme me personat që i përdornin. 

“Pas arritjes në zonë, personat u pajisën me uniforma dhe pajisje taktike, u shpërndanë armët dhe municioni dhe u përcaktuan pozicione të caktuara në terren. Komunikimi ndërmjet pjesëtarëve vazhdoi edhe gjatë kësaj faze, duke mundësuar përcjelljen e situatës dhe koordinimin e veprimeve.”

Pas arritjes, veprimi i parë i këtij grupi, ishte bllokimi i rrugëve.

“Për këtë qëllim u përdorën kamionë dhe mjete të tjera të rënda, me të cilat u krijuan pengesa fizike në rrugë si pjesë e organizimit të terrenit dhe e krijimit të kushteve që do të ndikonin në lëvizjen dhe reagimin e Policisë së Republikës së Kosovës. Në orët e hershme të datës 24.09.2023, pasi Policia e Republikës së Kosovës kishte pranuar informatën për bllokimin e rrugës, njësitë policore u drejtuan në zonën e Banjskës për të verifikuar situatën dhe për të mundësuar qarkullimin. Me afrimin e zyrtarëve policorë te zona e barrikadës ndodhi shpërthimi, ndërsa menjëherë pas tij u hap zjarr ndaj tyre nga personat e armatosur të pozicionuar në terren.”

Gjykata ka vlerësuar se bllokimi i rrugëve ka paraqitur gazën hyrëse të ngjarjes, ndërsa sulmi ndaj zyrtareve policorë ka shënuar kalimin në fazën e drejtpërdrejtë të ngjarjes.

“Pozicionimi i mëvonshëm i personave të armatosur, vazhdimi i përdorimit të armëve, komunikimi ndërmjet tyre dhe tërheqja drejt zonave përreth përbënin vazhdimësi të së njëjtës ngjarje dhe jo episode të veçuara e të palidhura.”

Sipas aktgjykimit, përballë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, grupi gradualisht humbi mundësinë për të vazhduar veprimin në mënyrë të organizuar e të paraparë, meqë disa persona u vranë, disa u arrestuan, e disa të tjerë u larguan.

“Gjatë tërheqjes u braktisën armë, municion, jelekë antiplumb, uniforma, pajisje taktike, mjete komunikimi dhe furnizime të tjera. Pas përfundimit të fazës aktive të operacionit, në zonën e Banjskës, në automjete dhe në lokacione të ndryshme u gjet një sasi e konsiderueshme armatimi, municioni, eksplozivësh dhe pajisjesh ushtarake e taktike. Shpërndarja e tyre në automjete dhe lokacione të ndryshme përputhet me konstatimin se nuk bëhej fjalë për persona të armatosur në mënyrë individuale dhe të rastësishme, por për një strukturë të pajisur për veprim, furnizim, komunikim, sulm dhe mbështetje logjistike”.

Shkalla e parë konstatoi se, qëllimi përfundimtar i grupit nuk u realizua, për shkak se këtë e pa mundësuan organet ligj-zbatuese, respektivisht Policia e Kosovës që i pamundësoi përpjekjet e grupit terrorist, duke marr në kontrolle pjesën veriore të vendit.

Deklarimi i Milan Radoiçiqit

Themelorja për bazë e ka marrë edhe deklaratën publike të Milan Radoiqiqit, të lexuar nga mbrojtësi i tij. 

 Sipas Gjykatës, përmes kësaj deklarate, Radojçiqi e ka marrë përsipër organizimin dhe përgatitjen e grupit, duke e lidhur veprimin me krijimin e kushteve për realizimin e “ëndrrës së lirisë së popullit të tij serb në veri të Kosovës”.

“Përmes kësaj deklarate, Milan Radoiçiq e ka marrë përsipër organizimin dhe përgatitjen e grupit, duke e lidhur veprimin me 'krijimin e kushteve për realizimin e ëndrrës së lirisë së popullit të tij serb në veri të Kosovës'. Gjykata ka parasysh se Milan Radoichick do të gjykohet në procedurë të ndarë pasi që është në arrati, megjithatë edhe në këtë procedurë penale, për të konstatuar saktë gjendjen faktike, gjykata ka konstatuar ekzistencën e grupit, udhëheqësin e grupit dhe qëllimet e grupit, pasi vetëm në këtë formë mund të konstatohet me saktësi gjendje faktik.”

Gjykata ka marrë për bazë edhe një video-incizim të takimit të 13 tetorit 2021, në të cilin janë diskutuar kundërshtimi i organizuar ndaj institucioneve të Kosovës në komunat veriore, kërkimi i mbështetjes nga Serbia dhe veprimet e ardhshme.

At this meeting, Radoicic kishte deklaruar: “Herën tjetër do të mbrohemi deri në fund, deri në vdekje”.

Gjykata ka sqaruar se këtë deklaratë nuk e ka trajtuar si provë se në vitin 2021 ishte hartuar plani konkret për sulmin e 24 shtatorit 2023. Megjithatë, sipas saj, deklarimi ka rëndësi kontekstuale, pasi tregon orientim drejt kundërshtimit të ardhshëm dhe të organizuar me forcë ndaj institucioneve të Kosovës në veri.

Në aktgjykim thuhet se kur kjo deklaratë vlerësohet së bashku me deklaratën publike të mëvonshme, ushtrimet në Serbi, hartat, armatimin, uniformat, automjetet, pozicionet dhe sulmin e realizuar, ajo tregon vazhdimësinë e organizimit dhe të objektivit të tij.

Në prill të këtij viti, burgim i përjetshëm u është shqiptuar dy prej tre të akuzuarve të parë për sulmin terrorist në Banjskë, Blagoje Spasojeviqit e Vlladimir Toliqit. E, Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

In addition to the 3 convicted in the first instance, authorities have arrested a Serb this month, as a suspect for involvement in the attack in Banjska. And, in September 2024, the prosecution filed an indictment against 45 people, led by Milan Radoicic.

On September 24, 2023, a heavily armed group of Serbs first blocked the bridge in the village of Banjska, Zvečan, and then attacked the police who went to the scene to remove the truck from the road. 

During the attack by armed Serbs, Sergeant Afrim Bunjaku was killed and two other police officers were injured. 

According to the indictment of the Special Prosecution, the attackers' goal was to separate the north from Kosovo.