Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Appeal: Naim Murseli held Liridona by the arm so the killer could shoot her safely

Naim Murseli

Photo: Driton Pacharada

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, tashmë tre të dënuarit nuk treguan asnjë shenjë pendimi, madje edhe frekuentuan lokalet për argëtim. Në aktgjykimin e Apelit, ndër të tjera, thuhet se Naim Murseli e ka mbajtur për krahu bashkëshorten Liridona Ademaj, në mënyrë që vrasësi, Granit Plava, ta qëllojë sigurt. Si arsye për vërtetim të dënimeve të Themelores, Apeli ka përmendur edhe kryerjen e krimit në prani të fëmijëve

Dëshira e madhe për ta vrarë, planifikimi i detajuar i vrasjes dhe kryerja e krimit në prani të dy fëmijëve, janë disa nga arsyet që shtynë Gjykatën e Apelit të vërtetojë dënimet për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023.

Apeli këtë javë ka konfirmuar dënimet me burgim të përjetshëm për ish-bashkëshortin e Liridonës, Naim Murseli, dhe për Granit Plavën, e po ashtu edhe atë me 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën.

Në aktgjykimin e gjykatës të siguruar nga KOHA, flitet edhe për mospendimin e të akuzuarve pas kryerjes së krimit.

“Sjelljet e të akuzuarve para dhe pas kryerjes së veprës penale, ku para kryerjes së veprës penale të akuzuarit e bëjnë planifikimin e detajuar se si ta privojnë nga jeta tani të ndjerën, ndërsa, pas kryerjes së veprës penale, të akuzuarit vazhdojnë me aktivitetet e tyre edhe të argëtimit, duke shkuar në lokale, pra, pa treguar aspak dhimbje për tani të ndjerën”, thuhet në aktgjykim.

Në dokument përshkruhet edhe momenti i vrasjes. Në të thuhet se Murseli e ka mbajtur Liridonën për krahu, në mënyrë që Granit Plava ta qëllonte me armë.

“Në momentin kur ka shtënë me armë i akuzuari Granit Plava, i njëjti, pra, i akuzuari Naim Murseli, e ka mbajtur me dorë tani të ndjerën L. A. dhe atë, duke e kapur për krahu, krejt kjo me qëllim që e shtëna me armë të jetë e saktë, ku, edhe i akuzuari Granit Plava me një të shtënë e ka privuar nga jeta tani të ndjerën L. A., e që me këtë, tek ky i akuzuar, pra, i akuzuari Naim Murseli, plotësohet edhe elementi i dinakërisë, ngase, i akuzuari në fjalë, përveç që e ka sjellë tani të ndjerën në vendin e ngjarjes, të njëjtën edhe e ka mbajtur për krahu, me qëllim që i akuzuari Granit Plava ta realizojë vrasjen në mënyrë më të sigurt dhe të arrijë qëllimet e tij”, thuhet në aktgjykim.

Për të pandehurin Kushtrim Kokalla, shkalla e dytë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe të përfaqësuesit të familjes së Liridona Ademajt që t’i shqiptohet burgim i përjetshëm. Në arsyetim thuhet se ligji parasheh dënim më të butë për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

“Në rastet e ndihmës, kryerësit e veprës penale i shqiptohet dënim më i butë se sa kryerësit të veprës penale, prandaj, në këtë drejtim, gjykata e shkallës së parë, edhe nuk ka pasur mundësi që të akuzuarit Kushtrim Kokalla t’i shqiptojë dënim me burgim të përjetshëm, për çka, edhe u refuzuan ankesat e Prokurorisë dhe përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar si të pabazuara”, thuhet në aktgjykim.

In the verdict of April 21 of this year, the Basic Court in Pristina sentenced Naim Murseli and Granit Plava to life imprisonment, while Kushtrim Kokalla to 30 years in prison, after they were found guilty of the murder of Liridona Ademaj.

Dënimet tash janë vërtetuar edhe nga Apeli.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.