KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Ο Jay-Z προειδοποιεί για τους κινδύνους της τεχνητής νοημοσύνης: Αμφισβητήστε τα πάντα

Jay-Z

Jay-Z

Φωτογραφία: Associated Press

Reperi i njohur amerikan, Jay-Z u ka bërë thirrje fansave të jenë më të kujdesshëm ndaj përmbajtjeve që shohin në internet, duke paralajmëruar për rreziqet e inteligjencës artificiale (AI).

Gjatë një koncerti në stadiumin SoFi, në Los Angeles, 56-vjeçari ka reaguar ndaj komenteve në rrjetet sociale që pretendonin se koncertet e tij nuk kishin pasur publik të mjaftueshëm dhe se cilësia e muzikës ishte e dobët, ka shkruar Πρώτη γυναίκα.

“Disa do t’ju thonë se sonte nuk kishte njerëz këtu, por ju keni sy dhe mund ta shihni vetë. Të tjerë do t’ju thonë se muzika nuk ishte e mirë, por ju keni veshë. Duhet të mësoni të vini gjithçka në dyshim”, u shpreh ai.

VIDEO:

Reperi ka theksuar se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të mashtruar njerëzit, duke kujtuar se propaganda ka ekzistuar prej kohësh, por teknologjia e ka bërë më të lehtë përhapjen e saj.

“Quhet inteligjencë artificiale sepse ju imiton. Na imiton të gjithëve. Por ne kemi inteligjencë të vërtetë, jo artificiale”, ka thënë Jay-Z.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se makinat po mësojnë nga informacionet që njerëzit ndajnë me to dhe mund të imitojnë mënyrën e të folurit, stilin dhe identitetin e tyre.

“Sigurohuni që të vini gjithçka në dyshim. Makinat po mësojnë nga ju. U tregoni stilin, emrin dhe gjëra të tjera, dhe ato ju imitojnë. Por nuk mund të bëhen kurrë ju. Prandaj, vini gjithçka në dyshim, sidomos në këtë kohë”, u shpreh reperi.

Ndërkohë, Jay-Z pritet të jetë ylli kryesor i spektaklit të pjesës së pushimit ndërmjet dy pesëve të lojës së futbollit amerikan, “SuperBowl”, më 14 shkurt 2027, në stadiumin SoFi. Reperi e ka cilësuar këtë mundësi si një ëndërr të bërë realitet.