КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Џеј-Зи упозорава на опасности вештачке интелигенције: Доведите у питање све

Јаи-З

Јаи-З

Фото: Ассоциатед Пресс

Reperi i njohur amerikan, Jay-Z u ka bërë thirrje fansave të jenë më të kujdesshëm ndaj përmbajtjeve që shohin në internet, duke paralajmëruar për rreziqet e inteligjencës artificiale (AI).

Gjatë një koncerti në stadiumin SoFi, në Los Angeles, 56-vjeçari ka reaguar ndaj komenteve në rrjetet sociale që pretendonin se koncertet e tij nuk kishin pasur publik të mjaftueshëm dhe se cilësia e muzikës ishte e dobët, ka shkruar ФемалеФирст.

“Disa do t’ju thonë se sonte nuk kishte njerëz këtu, por ju keni sy dhe mund ta shihni vetë. Të tjerë do t’ju thonë se muzika nuk ishte e mirë, por ju keni veshë. Duhet të mësoni të vini gjithçka në dyshim”, u shpreh ai.

Видео:

Reperi ka theksuar se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të mashtruar njerëzit, duke kujtuar se propaganda ka ekzistuar prej kohësh, por teknologjia e ka bërë më të lehtë përhapjen e saj.

“Quhet inteligjencë artificiale sepse ju imiton. Na imiton të gjithëve. Por ne kemi inteligjencë të vërtetë, jo artificiale”, ka thënë Jay-Z.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se makinat po mësojnë nga informacionet që njerëzit ndajnë me to dhe mund të imitojnë mënyrën e të folurit, stilin dhe identitetin e tyre.

“Sigurohuni që të vini gjithçka në dyshim. Makinat po mësojnë nga ju. U tregoni stilin, emrin dhe gjëra të tjera, dhe ato ju imitojnë. Por nuk mund të bëhen kurrë ju. Prandaj, vini gjithçka në dyshim, sidomos në këtë kohë”, u shpreh reperi.

Ndërkohë, Jay-Z pritet të jetë ylli kryesor i spektaklit të pjesës së pushimit ndërmjet dy pesëve të lojës së futbollit amerikan, “SuperBowl”, më 14 shkurt 2027, në stadiumin SoFi. Reperi e ka cilësuar këtë mundësi si një ëndërr të bërë realitet.