KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Ζενέλι έλαμψε στη νίκη της Royale Union, η Αβδύλι έκανε και ασίστ

Μπέσφορτ Ζενέλη

Besfort Zeneli ia ka siguruar fitoren Royale Unionit belg të enjten mbrëma në Ligën e Evropës. Në xhiron e katërt të fazës së ligës, Zeneli realizoi dy herë për fitoren 2:1 në udhëtim te Celta Vigo, me rikthim të rezultatit. 

Zeneli barazoi rezultatin fillimisht në minutën e 35-të, ndërsa shënoi për pikët e plota në minutën e 49-të.

Futbollisti i Kosovës, Milot Avdyli, kontribuoi me asistim te Celje sllovene në fitoren 3:2 te Sturm Grazi, në Ligën e Evropës. 

Avdyli asistoi në fundin e pjesës së parë në golin për 2:1. 

Te Celje luajti edhe Veton Tusha, ndërsa Valmir Matoshi u paraqit te Sturm Grazi austriak. 

Granit Xhaka pësoi humbje tjetër me Sunderlandin. Në shtëpi u mposht nga Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës. Ndeshjen e Ligës së Evropës, Dinamo e fitoi 2:0. 

Xhaka luajti në tërë ndeshjen te skuadra angleze. Hoxha luajti në 10 minutat e fundit tek ekipi kroat.
Në xhiron e tretë të Ligës së Konferencës, Ezgjan Alioski shënoi gol për Luganon që fitoi 3:0 ndaj Kauno Zhalgirisit.

 

GOLI i parë i Zenelit

GOLI i dytë i Zenelit