KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Σκάρλετ Γιόχανσον: Ο ρόλος στο "The Batman: Part II" ήταν πολύ δύσκολος να επιτευχθεί

Σκάρλετ Γιόχανσον

Σκάρλετ Γιόχανσον

Φωτογραφία: Associated Press

  • Προετοιμάστηκε από: Vita Abrashi-Kajtazi

    Vita Abrashi-Kajtazi
  • 5 Νοεμβρίου 2026 23:03

  • Μοιράστε σε:

Aktorja Scarlett Johansson ka treguar se përfshirja në filmin e ri “The Batman: Part II” ka qenë një sfidë e madhe për të, duke pranuar se roli i saj i ka shkaktuar edhe ankth emocional, ka shkruar Προθεσμία.

Johansson, e cila është nominuar dy herë për çmimin “Oscar” dhe njihet për rolin e saj në filmat e “Marvelit”, ka thënë se kalimi nga universi i “Marvelit” drejt atij të “DC Comics” nuk ishte aspak i lehtë.

“Për disa arsye, ky rol më shkaktoi shumë ankth ekzistencial. Ishte shumë e vështirë për ta kuptuar dhe për të gjetur mënyrën e duhur për ta interpretuar. Nuk e di nëse kjo kishte të bënte me vetë rolin apo me periudhën e jetës në të cilën ndodhem, por ishte vërtet e vështirë. Në shumë aspekte, ishte një rol sfidues”, u shpreh aktorja për Entertainment Tonight.

VIDEO:

"Θαύμα" DHE DC Comics” janë dy nga botuesit më të njohur në botë për librat komik, që dallojnë në mënyrën se si i interpretojnë tregimet.

Në “DC Comics” bëjnë pjesë figura mitike si Supermeni, Batmani e WonderWoman, të cilët përfaqsojnë virtytet më të mira njerëzore. Në “DC” ngjarjet ndodhin ne vende fiktive si qyteti i Gothamit, Metropolisi e Central City. Të drejtat për prodhimin e filmave bazuar në "DC Comics” i ka gjigandi “Warner Bros.”.

Kurse në “Marvel” bëjnë pjesë figura njerëzore, që kanë probleme personale e trauma psikologjike, si Spidermeni, X-Mani e Iron Mani. Ngjarjet e “Marvelit” ndodhin nëpër qytete reale si New Yorku e qendrat e tij, si Queensi, Manhattani e San Francisco. Prodhimin e filmave bazuar në komikët e “Marvelit” e bën studioja “Walt Disney”.

Johanson, më parë, e ka interpretuat rolin e Natasha Romanoffit, e njohur si Black Widow në komikët e “Marvelit”.

Scarlet Johansson si Νατάσα Ρομάνοφ

Në muajin maj të vitit 2026, Johansson iu bashkua kastit të filmit “The Batman: Part II”  të drejtuar nga Matt Reeves. Sipas raportimeve, ajo do të interpretojë Gilda Dent, bashkëshorten e prokurorit të Gotham City, Harvey Dent, rol që do të luhet nga Sebastian Stan.

Scarlett Johansson dhe personazhi Gilda Dent

Filmi është vazhdim i “The Batman” (2022), ku Robert Pattinson rikthehet në rolin e heroit të famshëm.

Xhirimet e filmit pritet të zhvillohen në Britani, ndërsa premiera është planifikuar për 18 shkurt 2028, pas disa shtyrjeve të datës së publikimit.

Ndërkohë, regjisori Matt Reeves ka publikuar më herët disa pamje testuese nga filmi, ku shihet Pattinson i rikthyer në kostumin e Batmanit, teksa studioja “Warner Bros.” në Leavesden po shndërrohet në qytetin imagjinar të Gothamit.

Traileri i filmit "The Batman: Part II":